News RSS

Rreth 100 netë më parë, nisi përralla e bukur e 100 fshatrave. Une nuk kam qenë në të gjithë fshatrat ndaj, po shkruaj për njerin prej tyre - Dardhën -ashtuquajtur “fshati turistik më i vizituar në Shqipëri”. Gjithsesi, mendoj se ja vlen përgjithësimi sepse besoj që, pak a shumë i njejti skenar ndodh në të 99 fshatrat e tjerë si dhe 1001 fshatra që do pasojnë përallën. Nisi pak a shumë kështu: Më lajmëruan Dardharët përtej oqeanit që po ndodhte. BE, institucioni inicues, bëri një promocion të targetuar ala “Lazer focus” që mua nuk më mbërriti sepse, me sa duket...

Read more

U rrëzua një lis. Ishte një lis i fortë, me rrënje sa e gjithë lagjia Ishte një lis me kurorë të madhe sa gjithë shtëpitë e fisit Ishte një lis i bukur si hyjni, si AI asnjë tjetër Në të rij e të vjetër U rrëzua një lis Askush nuk e pa kush e preu, askush nuk tregoi përse Sëpata mbeti pa zot, i zoti u zhduk me mjegullën, lisi ra...atje. Pas lisit rrëshkiti një kodër, gurët shkaktuan tërmet Fajtori s'u gjet ....... Vec lisi kishte lastarë Lastaret ishin të fortë e rrënjë lëshuan sa dy lagje bashkë Ishin lastarë...

Read more

Nga cikli, tregime dhe përralla për fëmijë Në një lagje të qytetit të madh, me pak pemë dhe shumë ndërtesa, jetonte një djalë harrakat që quhej Blero. Nga të gjithë fëmijet, ai ishte i vetmi që kishte shtëpi me oborr dhe një pemë të madhe sa një shtëpi. Aty mblidheshin të gjithë fëmijet e lagjes. Mirepo Blero kishte një të keqe. Ishte shumë inatçor. Po të merzitej me dicka, gjithmonë e nxirrte inatin tek të tjerët. Kishte ditë që nuk kishte asnjeri rrotull dhe Blero i gjuante me shkelma pemës së vetme që kishte ne oborr. Pema nuk nxirrte zë....

Read more

Mbrëmje Unë dhe jeta ime si një kalorës me kalin e vet të bardhë Do të ndalojme diku për t’u shlodhur sonte Fli -i them-është vonë Lodhur je e nesër rrugë kemi prapë Pengesat nuk i dimë, moti s’na premton Vec, në mbarim të rrugës, do kemi kohë plot Ngultas më sheh tek jelet ja lëmoj e ballin përkëdhel. Fli ti-më thotë me sy- Kuajt flenë në këmbë Dhe duket sikur qeshet me një mendim të fshehtë Të fle dua vërtet Trupi është lodhur por, mendja më sfidon Në ethe përpëlitet të njohë gjith’ rrugëtimin Sa larg është vendi tjeter?......

Read more

Unë sot mund të isha prostituta. Qëllova me fat dhe nuk jam. Pata fat se linda në Tiranë, në një familje intelektualësh brez pas brezi. Qëllova me fat se më deshën qysh kur linda. Njoh të tjerë që nuk e patën këte fat. Unë sot mund të isha prostituta. Qëllova me fat dhe nuk jam. Qëllova me fat se më shtynë të lexoj shumë libra, sepse nuk më penguan të provoj të gaboj, të rritem në cerdhe, kopshte shkolla e kampe pushimi publike ku shoqërohesha me të ngjashmit e mij. U rrita në nje familje ku nëna respektohet e dëgjohet,...

Read more