Rrugëtim

Mbrëmje
Unë dhe jeta ime
si një kalorës me kalin e vet të bardhë
Do të ndalojme diku për t’u shlodhur sonte
Fli -i them-është vonë
Lodhur je e nesër rrugë kemi prapë
Pengesat nuk i dimë, moti s’na premton
Vec, në mbarim të rrugës, do kemi kohë plot
Ngultas më sheh
tek jelet ja lëmoj e ballin përkëdhel.
Fli ti-më thotë me sy- Kuajt flenë në këmbë
Dhe duket sikur qeshet me një mendim të fshehtë
Të fle dua vërtet
Trupi është lodhur por, mendja më sfidon
Në ethe përpëlitet të njohë gjith’ rrugëtimin
Sa larg është vendi tjeter?... Ku do ndalojmë prapë?
Vec kali fle i paqtë
Për të ka vetëm sot
Pushimi është pjesë e rruga është qellimi
Në fund të kësaj rruge, do nisë një tjetër prapë
E unë qesh me veten se kalin dot se shoh, të qetë e pa galop.
Mbrëmje
Unë dhe kali im i bardhë, flemë

........