News RSS
Kepuce-gjati, Turi-japraku, S’nuk-u dhe klubi i erresires.
Ne nje lagje te qytetit te madh dhe me shume drita, jetonin ne shtepi te ndryshme tre jo-shoke qe mblidheshin te hanin e pinin bashke: Kepuce-gjati, Turi-Japraku dhe S’nuk-u. Te tre jo-shoket mblidheshin bashke ne mbremje ne klubin e lagjes qe ishte i vetmi ku nuk kishte drita. Pse bashke? Sepse askush tjeter nuk i pranonte. Pse ne mbremje? Sepse atehere erresohej. Pse ne erresire? Sepse vetem atehere nuk mund te dalloheshin grimasat e fytyres. Pse nuk duhej te dalloheshin? Ohuuuu....sa shume pyetje!!! Kepuce-gjati ishte shumei vogel dhe, po ashtu e kishte kemben por, meqenese shtatin nuk e shihte dot...
Mos ma digj Shqipërinë \ Shtëpinë o katran!!!
Monika Spahivogli: Miqtë e mij, duke qenë se i kam premtuar vetes të mos qëndroj indiferente, dua t'ju bëj një kërkesë që ka lidhje me të gjithë ne, kudo që të jemi.Në se nuk ju duket e tepërt, Bashkohuni me mua këtu nëpermjet një mesazhi (video do ishte edhe më mirë) për këtë situate e cila është vetëm e para. Me siguri do pasohet me të tjera gjatë verës.Do bëj cfarë të mundem me mjetet e mia modeste ta shpërndaj duke përmbledhur të gjitha mesazhet-videot bashkë me temën : Mos ma digj Shqiperine! Personalisht besoj se edhe zeri i një...
Prona(pronia*), frika ndaj njeri-tjetrit dhe (mos)zhvillimi
Nuk do të zhvillohemi kurrë nëse nuk do mundim të kapërcejme frikën patologjike ndaj njeri-tjetrit me bazën kryesisht tek prona (e vogël) dhe frika e humbjes së saj. Shqiptarët janë shumë të ndjeshëm ndaj pronës por, jo shumë të zgjuar ta ruajnë dhe rrisin. Kjo ka rrënjë të thella historike (ku vendndodhja gjeografike ka luajtur gjithmonë rol fatal)...Histori shumë e gjatë kjo që nis te dokumentohet mbase me Bizantin për të vazhduar me Perandorinë Otomane...luftrat botërore, komunizmin, "demokracinë" ose coroditjen më të madhe që ky vend po përjeton ende. Vazhdimisht e vazhdimisht Shqiptarët janë rropatur në një rreth vicioz duke...
“Do të blesh një shtepi në fshat? Harroje!!” ose ndryshe, “Gangrena e Hipotekës”
Dua me të vërtetë të blej një copë tokë e të ndërtoj një shtëpi në zonë rurale. Endrra që kam patur qysh në rininë e hershme ishte një shtëpizë e vogël buzë një liqeni. Shtëpizën vërtet e dua të vogël (personalisht nuk parapelqej shtëpi të madhe) por, me një oxhak të madh ama, me vetëm një ambjent të madh për t’u mbledhur me miqtë, me papafingo me dritare në cati e mbi shtrat që të shohë qiellin. Në oborr dua edhe një lisharëse në degën e pemës më të madhe si dhe lule...shumë lule. Kështu e kam parafytyruar. Ende nuk...
Prona, familja dhe...dembelizmi
Nuk them asgjë te re nëse pohoj atë që dihet: Burimi më i madh i të keqes në Shqipëri në rangun e politikave është menyra si është trajtuar prona. Për fat të keq, duhet mbledhur mendja: cfarë është bërë, nuk mund të zhbëhet më dhe kjo plagë do vazhdoje ende dhe për shumë vite të shkaktojë dhimbje e konflikte. Cfarë mund të jetë e re ama, është një mendësi ndryshe për zgjidhjen e problemeve, rast pas rasti. Kur them të zgjidhet ama, nuk kam parasysh qeverinë\qeveritë, as komunitetin ndërkombëtar. Zgjidhja eshte me e thjeshte se kaq dhe varet nga vetë...