Prona, familja dhe...dembelizmi
Nuk them asgjë te re nëse pohoj atë që dihet: Burimi më i madh i të keqes në Shqipëri në rangun e politikave është menyra si është trajtuar prona.
Për fat të keq, duhet mbledhur mendja: cfarë është bërë, nuk mund të zhbëhet më dhe kjo plagë do vazhdoje ende dhe për shumë vite të shkaktojë dhimbje e konflikte. Cfarë mund të jetë e re ama, është një mendësi ndryshe për zgjidhjen e problemeve, rast pas rasti.

Kur them të zgjidhet ama, nuk kam parasysh qeverinë\qeveritë, as komunitetin ndërkombëtar. Zgjidhja eshte me e thjeshte se kaq dhe varet nga vetë ne. Do shumë forcë e përpjekje ama. Shpesh duhet bërë pikërisht e kundërta e asaj që na vjen instiktive.
Për ta bere më të thjeshtë atë që dua të them, po e krahasoj me atë që ndodh në një familje “fatkeqe”. Ndodh përshembull që familjes i qëllon një prind i papërgjegjshëm.
Ka disa skenarë që mund të ndodhin në një rast si ky. Po përshkruaj dy:
Ka disa skenarë që mund të ndodhin në një rast si ky. Po përshkruaj dy:
-Familja shkatërrohet, prindi tjetër ikën para kohe i brengosur, shtëpia\prona shkatërrohet ditë pas dite, fëmijet coroditen dhe përfundojnë ne drejtime rastësore(mirë ose keq).
-Në një tjetër familje, prindi tjetër( në më të shumtën e rasteve nëna për shkak të instikteve mëmësore), nuk dorëzohet, merr situatën në dorë, zgjidh problemet rast pas rasti, kujdeset për fëmijët edhe duke sakrifikuar shumë nga vetja dhe, sapo ata rriten, të gjithë bashkë krijojnë një realitet më të mirë.
Po kaloj sërisht tek prona.
Vërtet që nuk mund të bëhet cfarë u zhbë por, mund të mbrohet e forcohet ajo që ende është pa shkatërruar. Duke ruajtur analogjinë e familjes, është koha që fëmijët (populli) të rriten e së pari të pranojnë që i ka qëlluar një prind i keq (qeveritë e të gjitha kohëve) se dyti të nisin e të përpiqen vetë. Tashmë nuk i falet që të qëndrojnë të mpirë e apatikë duke pritur shkatërrimin final.
Cdonjeri mund të bëjë dicka për ta përmirësuar situatën. Në ndihmë ka shumë faktorë: Informacionin për t’u ndërgjegjësuar, mësuar, krijuar; Faktorë kombëtare e ndërkombëtarë që ndihmojnë (edhe për interesat e tyre); LIRINE për të zgjedhur...

Viktimat kryesore të shpronesimit sistematik janë ata që jetojnë në zona preferenciale(qytete të mëdha sidomos kryeqytet, bregdet etj).
Koncepti i zonave preferenciale është krijuar nga politika të qëllimshme por, konceptet është më e thjeshtë të ndryshohen. Këtë e kanë provuar dhe provojnë cdo ditë individë të suksesshëm të cilët kthehen nga jashtë me ide(koncepte të reja) dhe kapital dhe rikrijojnë realitete të reja megjithëse me vështirësi.
I shohim cdo ditë tek “notojnë” në kundra-rryme dhe ja dalin. Po të vezhgosh me kujdes atë qe ndodh pikërisht me këta reformues e pionierë, kupton thelbin e gjithë problematikave tona si komb.

Shumica e bashkëqytetarëve, dikur njëlloj me ta, kundërvihen me një pasion të jashtëzakonshëm për t’i penguar, gjykuar, shkurajuar, një pasion gati i ngjashëm me “Gjuetine e shtrigave” në Mesjetë. Shkaku kryesor është i njëjti: frika. Frika ndaj përballjes me padijen personale, frika nga krahasimi dhe vërtetimi i skemës së gabuar që ata vetë kanë ndjekur, frika e daljes nga zona e konfortit, dembelizmi për ta bëre ata vetë ndryshimin.
Duke ju referuar sërisht modelit të familjes, për fëmijët është shumë më e thjeshtë të ndjekin modelin e prindit “të keq”. Në fund të fundit, është shumë më “rehat” të jesh i papërgjegjshëm: të mos punosh, mos përpiqesh, të ankohesh se je “gjynah”. Fundja, justifikimin e kane ne xhep: Ata fëmijë janë! Ndaj, kjo lloj familje shkon keq e më keq. E kundërta ndodh kur “fëmijet” kuptojnë dhe përpiqen \ zgjedhin që ta ndërtojne VETE realitetin që meritojnë.
Unë jam qytetare (kryeqytetare) prej aq brezash sa mbaj mend. Unë jam e shpronësuar deri në kockë!!!
Nëse do të kisha një shtëpize timen këtu në Tiranë, do e ndërroja me qejf të madh me një shtëpi e një copë tokë në fshat, megjithese nuk kam traditë familjare për këtë. Do përpiqesha fort edhe në këtë moshë të mesoja të punoj tokën e të mbjell, të rregulloj catinë që pikon, të lyej shtëpinë me gëlqere, të bej turshi e të krasis pemët...
Prona ne shumicën e Shqipërisë, atë “te pafavorizuarën” i takon të zotit edhe sot. Koncepti që na është rrënjosur qëllimshëm është pikerisht I PAFAVORIZUAR!! Për këtë arsye dhe ato që thashë më sipër, më vjen shumë më keq për veten dhe bashkëqytetarët e mij se për ata që janë nëpër male, buzë liqeneve e lumejve të mrekullueshem, në fushat që lulëzojnë nga Zoti edhe kur ata nuk punojnë, nën pemët që lëshojnë ende fruta, edhe pas 100 vjetësh...
Shtroni popocen NJEREZ e punoni tokën!! Boll pritët nga qeveritë, Qielli, të huajt, OJF, që te ndryshojne fatin tuaj. Boll u qurravitët!!!
Gjyshërit e stërgjyshërit na kanë lënë shumë “të pasur”. Kemi trashëguar një vend që ka qenë pjesë e Kopshtit të Edenit dhe besohet të jetë vërtë “kërthiza e botës” (zona Zero). Vendin me klimën më të bukur në botë e pasuritë pa limit POR, edhe Zoti thotë: më ndihmo të të ndihmoj.
E vetmja varfëri e vërtete vjen nga mendja, dembelizmi për të mësuar e përpjekur, dorëzimi.