“Do të blesh një shtepi në fshat? Harroje!!” ose ndryshe, “Gangrena e Hipotekës”
Dua me të vërtetë të blej një copë tokë e të ndërtoj një shtëpi në zonë rurale.
Endrra që kam patur qysh në rininë e hershme ishte një shtëpizë e vogël buzë një liqeni. Shtëpizën vërtet e dua të vogël (personalisht nuk parapelqej shtëpi të madhe) por, me një oxhak të madh ama, me vetëm një ambjent të madh për t’u mbledhur me miqtë, me papafingo me dritare në cati e mbi shtrat që të shohë qiellin.
Në oborr dua edhe një lisharëse në degën e pemës më të madhe si dhe lule...shumë lule. Kështu e kam parafytyruar.
Në oborr dua edhe një lisharëse në degën e pemës më të madhe si dhe lule...shumë lule. Kështu e kam parafytyruar.
Ende nuk më ka vdekur ëndrra por, shpresa më shuhet cdo ditë e më shumë.
Shpresën ma vrau Dardha!
Po po, mos u habisni.
Dashuritë tona ndodh që na lëndojnë më shumë se të tjerët. Dardha më lodhi, me trishtoi dhe më la pezull deri në shterim të mundësive dhe, i provova të gjitha...
Dashuritë tona ndodh që na lëndojnë më shumë se të tjerët. Dardha më lodhi, me trishtoi dhe më la pezull deri në shterim të mundësive dhe, i provova të gjitha...
Që të mos më keqkuptoni dhe mos e marrë dikush personalisht po spjegohem: Faj nuk kanë dhe aq banorët dhe sidomos jo Dardha.
Dardha(fshati) nuk ka faj sepse nuk mund të merret “vetë” me problemet.
Banorët nuk kanë edhe aq shumë faj sepse, janë pak, janë të dobët dhe ende nuk kane zgjidhur problemet e tyre.
Dardha(fshati) nuk ka faj sepse nuk mund të merret “vetë” me problemet.
Banorët nuk kanë edhe aq shumë faj sepse, janë pak, janë të dobët dhe ende nuk kane zgjidhur problemet e tyre.
Problemi më i madh, si kudo gjetkë, është CERTIFIKATA E PRONESISE ose sic quhet ndryshe, hipoteka.
Si në shumicën e zonave rurale, edhe në Dardhë cështja e dokumentimit të pronësisë është bërë “gangrenë”. Janë vetëm disa që e kanë zgjidhur: me shumë mund, njohje personale, kredite të grumbuara në “Bankën e favoreve”.
Nëse të pëlqen një shtëpi apo një copë tokë, do të ofrojnë një tjetër(më së shumti prapë me probleme) sepse, ajo që do ti, nuk ka dokumenta të plota.
Nëse të pëlqen një shtëpi apo një copë tokë, do të ofrojnë një tjetër(më së shumti prapë me probleme) sepse, ajo që do ti, nuk ka dokumenta të plota.
Duke e drejtuar diskutimin përtej vetes, po marr sërish Dardhën (si fshatin që njoh më mirë), për ta përgjithësuar.
Dardha është një prej fshatrave që e ka më të qartë e të pastër historinë e pronësive. Kjo të paktën në kuadrin e ndërtesave \ fiseve. Nuk po merrem me problematikën në mes të pronarëve, ky është problem tjetër(i cili vetëm do përkeqesohet me kalimin e kohës dhe shtimin natyral të pjestarëve). Në kuadër fshati, dihet se kush(cila banesë) i perket kujt(cilit trung familiar).
Dokumenta nuk ka.
Dokumenta nuk ka.
Shtëpitë rrinë të mbyllura dhe dalngadalë po rrëzohen nga mungesa e energjisë njerzore brenda. Tubacionet cahen, oxhaket fusin ujë, muret bien...
Nëse do të marrësh ta zemë një shtëpi me qera për të kaluar ca kohë për pushim apo kurim, duhet të pyesësh përtej oqeanit. Nëse të duhet një objekt privat apo i komunitetit, harroje! Ose nuk dinë ose nuk tregojnë se kush e ka “Celësin”\ përgjegjësinë.
Biseda që dëgjon me shpesh është: As mos e co nëpër mend, është e pamundur...përndryshe, të gjitha arsyet pse NUK duhet ta bësh këtë gabim.

A është kaq e pamundur në fakt?
Unë them jo!
Për të dhënë një alternative hipotetike të zgjidhjes, le të marrim përshembull vetëm 100 fshatrat e parë të Projektit te 100 fshatrave dhe si mund të ndihmohen: Përpos cfarë u premtua e cfarë po bëhet, me vetëm një veprim të zgjuar, ata që merren me fondet e politikat, mund “t’i lajnë të gjithë gjynahet” e të bëhen HEROJ: Të zgjidhin NJE PROBLEM TE VETEM - cështjen e HIPOTEKAVE pra, pronën t’ja japin me dokumenta pronarëve. Pronaret brenda fisit pastaj, le te zgjidhin vetë se si do e gjestisin pronën.
KAQ!
p.s.Pastaj edhe mund të nisin e ringjallen ëndrrat: Të pronareve për te riparuar, mbajtur e populluar shtëpitë, të të rinjve për t’u kthyer në shtëpitë e braktisura apo edhe të ne të tjerëve që duam një pëllëmbe vend apo “një kasolle” me dritare për te parë qiellin.