Kepuce-gjati, Turi-japraku, S’nuk-u dhe klubi i erresires.
Ne nje lagje te qytetit te madh dhe me shume drita, jetonin ne shtepi te ndryshme tre jo-shoke qe mblidheshin te hanin e pinin bashke: Kepuce-gjati, Turi-Japraku dhe S’nuk-u.
Te tre jo-shoket mblidheshin bashke ne mbremje ne klubin e lagjes qe ishte i vetmi ku nuk kishte drita.
Pse bashke? Sepse askush tjeter nuk i pranonte. Pse ne mbremje? Sepse atehere erresohej. Pse ne erresire? Sepse vetem atehere nuk mund te dalloheshin grimasat e fytyres. Pse nuk duhej te dalloheshin? Ohuuuu....sa shume pyetje!!!
Kepuce-gjati ishte shumei vogel dhe, po ashtu e kishte kemben por, meqenese shtatin nuk e shihte dot sepse nuk kishte pasqyre, kembet i shihte dhe i dukeshin(me te drejte) shume te vogla.
Per kete arsye porosiste gjithmone kepuce me numer shume te madh(5 numra me te medha se c’i duheshin) dhe kenaqej. Kenaqesia me e madhe ishte kur kepucet benin kerc-kerc teksa shkelnin kembet e te tjereve. Ai nuk e ndjente realisht shkeljen, vec degjonte zhurmen dhe kenaqej.
Per kete arsye porosiste gjithmone kepuce me numer shume te madh(5 numra me te medha se c’i duheshin) dhe kenaqej. Kenaqesia me e madhe ishte kur kepucet benin kerc-kerc teksa shkelnin kembet e te tjereve. Ai nuk e ndjente realisht shkeljen, vec degjonte zhurmen dhe kenaqej.
Turi-japraku ishte nje gjigand(ne trup) dhe me hunde shume te madhe. Aq te madhe e kishte sa, qysh kur ishte femije ja kishin ngjitur llagapin. Inatosej aq shume kur e therrisnin keshtu sa mund te rrezonte nje shtepi ne inat e siper.
Femijet e lagjes e kishin shume frike sepse, sic e thashe, ishte gjigand e te mbyste.
Ishte nje kalama milingone ama qe ja dilte. Ai kenaqej teksa e therriste:
-O turi!
-He-i pergjigjej Turi-japraku
-Me gjethe rrushi
-Po-i kthehej Turi-japraku
-Me oriz e erza-vazhdonte kalamoni i shpif
-Mbeshtille, mbeshtille po ta mbajti-i pergjigjej Turi-japraku-ta shofesh ca do te bej!
....
S’nuk-u ishte me i qeti.
Ai snuk i prishte pune askujt.
I vetmi problem qe kishte ishte qe snuk besonte asgje.
-Ka dale nje film i ri-i thoshin
-S’nuk!-tundte koken ai
-Ore, thone qe diabeti mund te sherohet me bime-i thoshin
-S’nuk-mohonte ai
.........
Klubin pa drita e kish hapur njeri te cilit askurre nuk ja kishin pare fytyren(ishte erresire atje). Ky njeriu as llagap nuk kishte por, te gjithe e degjonin si perendi. Ai mblidhte dhe ri-shperndante leket...E pse i duhej nje fytyre xhanem??!!