Unë sot mund të isha prostituta.
Unë sot mund të isha prostituta.
Qëllova me fat dhe nuk jam.
Pata fat se linda në Tiranë, në një familje intelektualësh brez pas brezi.
Qëllova me fat se më deshën qysh kur linda.
Njoh të tjerë që nuk e patën këte fat.
Unë sot mund të isha prostituta.
Qëllova me fat dhe nuk jam.
Qëllova me fat se më shtynë të lexoj shumë libra, sepse nuk më penguan të provoj të gaboj, të rritem në cerdhe, kopshte shkolla e kampe pushimi publike ku shoqërohesha me të ngjashmit e mij.
U rrita në nje familje ku nëna respektohet e dëgjohet, ku femra nuk shihet si objekt, ku festat festohen dhe të afermit mbrohen e nuk mohoen edhe kur këmba u rreshket apo të tjerët i dënojnë.
Njoh plot që nuk e patën këtë fat
......
Unë sot mund të isha PROSTITUTA por, nuk jam.
Qëllova me fat se im atë më mësoi edhe për rriturinë e më besoi.
Lexova Pushkinin, Kipling e Aliende dhe këmbët nuk mi lidhen e nuk më trajtuan si qen të rrahur nën zinxhirë. Dashurinë nuk ma përdorën si Gogol....Poezinë nuk ma vranë, ëndrrat nuk m’i pështynë, pikturat nuk mi përdorën si karta për t’u fshirë në banjo...Më deshën, më përgëzuan për sukseset e qortuan për gabimet por, gjithmonë duke më dhënë mundësi të ndreqem.
Ndaj edhe eca rrugëve të botës me kokën lart kur liria u ligjërua e rrugët u hapen por, kurrë nuk abuzova me lirinë e dhënë. Ndaj flas sot pa frikë edhe për tema Tabu. Ndaj nuk e ndërroj foton e profilit për arsye se nuk i pëlqen dikujt, nuk fshij komentet që nuk më pëlqejnë,...Nuk gjykoj e sidomos nuk paragjykoj askënd dhe fjalën e përdor për të shëruar e jo për të vrarë.
Qellova me fat se me kane dhene shume ndaj edhe di te jap por, njoh të tjerë që nuk kanë marrë asgjë nga këto.
.......
Unë mund të isha prostituta sot por, nuk jam dhe fare pak merita personale kam për këtë.
Po po, për fare pak shaka të fatit, mund të kisha sot këtë emer që e thonë shumica shpesh në Shqip dhe me kënaqësi për këdo që nuk i vjen pas qejfit por, nuk jam. Ama nuk bëj moralisten e virgjëreshën ne publik e më pas të rrugacëroj nëper skutat e mesazheve sekrete. Nëse dua të bëj dicka, e bëj hapur dhe me përgjegjësi maksimale.
Tani jeni dhe ju të lirë të bëni ctë doni (aq sa mund tju lejoj unë) këtu: Më shani, sulmoni, hiqni nga lista e miqve, përgojoni...
Eshtë problemi juaj. Unë nuk mund të rri pa uluritur kur kam frikë se nesër mund të ndodhë sërisht një krim edhe sepse une isha indiferente.
Respekektin e dua të sinqerte dhe sigurisht jo për arsye se jam e martuar, trashëguar, nderuar, edukuar apo sepse nuk vesh rroba “provokuese” (nuk kam moshe ndaj-po te isha e re, jashte shtetit dhe në kërkim të vëmendjes së dikujt, do e bëja). Ndaj, kushdo që kompleksohet e “turpërohet” nga e folura pa doreza, le të largohet.
Për mua turp është të vjedhësh, tradhëtosh, gënjesh, përgojosh,...ndjesë,kurvërosh edhe pa qenë femer dhe sidomos pa patur nevojë.
Eshtë problemi juaj. Unë nuk mund të rri pa uluritur kur kam frikë se nesër mund të ndodhë sërisht një krim edhe sepse une isha indiferente.
Respekektin e dua të sinqerte dhe sigurisht jo për arsye se jam e martuar, trashëguar, nderuar, edukuar apo sepse nuk vesh rroba “provokuese” (nuk kam moshe ndaj-po te isha e re, jashte shtetit dhe në kërkim të vëmendjes së dikujt, do e bëja). Ndaj, kushdo që kompleksohet e “turpërohet” nga e folura pa doreza, le të largohet.
Për mua turp është të vjedhësh, tradhëtosh, gënjesh, përgojosh,...ndjesë,kurvërosh edhe pa qenë femer dhe sidomos pa patur nevojë.
Prostituta je TI që pështyn një femijë të dhunuar, edhe TI o polic pervers apo shef që përdor detyrën, Je ti që sheh e shpërndan video minorenesh të zbuluara e që krekosesh pastaj si moralist. Ti o femer e shtypur e kompleksuar që, në vend të revoltohesh e nxjerrësh thonjtë për të gërvishtur, mban ison e miqve të rremë e paragjykon me të njëjtën mënyrë sic të kanë paragjykuar....
Ama mos harro: Përpara se të shash, pështysh e tallesh, kujtohu që ke një bijë, një motër a nënë, një dashuri e, për fat të keq, asnjë nuk ka imunitet nga dhuna. Mos u mburr që je, mos u mburr që ke!
Kij frikë të paktën.