Dardha dhe përralla e bukur e 100 netëve \ fshatrave.
Rreth 100 netë më parë, nisi përralla e bukur e 100 fshatrave.
Une nuk kam qenë në të gjithë fshatrat ndaj, po shkruaj për njerin prej tyre - Dardhën -ashtuquajtur “fshati turistik më i vizituar në Shqipëri”. Gjithsesi, mendoj se ja vlen përgjithësimi sepse besoj që, pak a shumë i njejti skenar ndodh në të 99 fshatrat e tjerë si dhe 1001 fshatra që do pasojnë përallën.
Nisi pak a shumë kështu: Më lajmëruan Dardharët përtej oqeanit që po ndodhte.
BE, institucioni inicues, bëri një promocion të targetuar ala “Lazer focus” që mua nuk më mbërriti sepse, me sa duket promocioni synonte vendet jashtë Shqipërisë, pikërisht ato ku reklama e BE dhe institucioneve të tjere të përfshira është më e dukshme.
Smart move! Shqiptarët dihet që nuk i interesojne kujt (fatkeqësisht).
Smart move! Shqiptarët dihet që nuk i interesojne kujt (fatkeqësisht).
Aq i “mire”-targetuar ishte promocioni sa, edhe një mikesha ime, pjese e mikpritesve të delegacionit të parë, me të drejtë mendoi që vizita ishte koefidenciale dhe më qortoi që e shpërndava lajmin.
Une dihet që jam “llafazane” tej limiteve të lejuara (atyre që janë krijuar artificialisht për të ruajtur sekretet): Jo vetëm që e hapa lajmin (pa pagese e interes) sa munda por edhe vajta në Dardhë (me shpenzime personale e pakëz kontribut mikpritje).
Nisi bukur si të gjitha përrallat.
Në sheshin e shkollës 300 vjecare, u kërcye e këndua, u mbajtën fjalime frymezuese e mallëngjyese...me pak fjalë u bë festë e madhe. Festa u mbajt nga mikpritësit. Me aq sa di unë(që s’di asgjë), Bashkia Korcë u tha që do rimbursoheshin për cdo gjë që e dhanë falas por, kurrë nuk ndodhi. Gjithsesi, sa kohë qe burimet e mia të informacionit nuk guxojnë të shprehen publikisht, po e lemë ne rangun e thashethemeve edhe këtë.
Romana Vlahutin, shkëlqente atë ditë. Të gjithë djemtë u dashuruan me të.
Ishin edhe Niko Peleshi (ate kohë minister i Bujqësisë), Mirela Kumbaro(Ministre e Kulturës apo si quhet Ministria përkatëse) si dhe funksionarë të tjerë përvec fshatarëve (qytetarëve) të Dardhës. Dita ishte e bukur dhe festa, më e bukur akoma.
U premtua që vuajtjeve u erdhi fundi.
BERZH (Banka Europiane për Rindertim e Zhvillim) do rregullonte më në fund rrugën-problemin më të madh të Dardharëve e vizitorëve. Pse mos ta bëjë fundja, PAGUHET. BE-thanë do merret me rregullimet e vogla brenda fshatit. Do jepeshin kaq e aq per bujtinat , dyqanet, qendrat multifunksionale, shëndetësine...Gëzimi në maksimum!!!
Unë i dua përrallat dhe besoj kollaj.
Shkova dhe bisedova. Bëra Lobing(sic quhet në English, gjuha që sundon botën bashkë me botën e diplomacisë) sa munda. Fola me Romanën, Zevendësin e saj që tani është kreu i BE në Tiranë, Nikon, mora me vete një shishe likeri BIO per Kumbaron(sepse e pëlqeu shumë dhe ja sollën në Tiranë) dhe ja dorëzova....Ngrita nje projekt (për mua të mrekullueshëm) zhvillimi, bëra takime në Tiranë me Sofiolen e Tesilen(pjese e stafit te Pepambukut)....mora shumë buzeqëshje në këmbim dhe....një gur në trastë.
Sikur të mos mjaftonte kjo, me sa duket “guri” ishte i rëndë dhe theva këmbën...Bisedimet i vazhdova ama edhe në karrike me rrota.
Sikur të mos mjaftonte kjo, me sa duket “guri” ishte i rëndë dhe theva këmbën...Bisedimet i vazhdova ama edhe në karrike me rrota.
Cfarë shoh të jetë bërë deri tani(so far):
Une, Ti, Ai\Ajo....ende besojmë në përrallat POR....me pak fjalë nuk është bërë asgjë!!! Përkundrazi.
Dardhën nuk e kam gjetur kurrë (në 5 vitet që shkoj atje për shërim) më të trishtë se sot.
Nëse nuk hapet Hotel-Bujtina Iliri, në rrugë nuk kalon as qen e as mace, jo më njeri. Bujtina rri cdo ditë e më e mbyllur. Rruga, më e shkatërruar se kurrë. Bëjnë gjasme sikur e rregullojnë por, HIC. Nisen njerzit që duan të shlodhen por, kthehen se nuk hipin dot deri në Dardhë.
Nderkohe: U krijua Akademia e 100 fshatrave-sigurisht me fondet qe duhet t’i merrnin fshatrat. Disa studente vizituan fshatin(fshatrat) vetem nje here dhe, me konkluzionet qe ata nxorren, u be nje prezantim ne Fshatin Lin (ose Volorek) ku studentet qe mbrojten temat e diplomes falas, vendosen nja dy gjera apriori. Edhe takimi do kete kushtuar.
Vazhdojme me fshatin Dardhe:
Hotel Dardha, Hotel i mrekullueshem me katër yje, nuk di se sa dhjamë po tret nga ai që ka depozituar me mund ndër breza. Cdo ditë hapet por, ha veten (mjafton që ndez kaldajën dhe është direkt me minus të madh, pa llogaritur personelin). Tjetër hotel është ngritur më tej, Nova Dardha me investim fantastik por, nëse nuk shtrohet rruga, edhe ky biznes do pendohet qe investoi. Mos flasim për Shtëpitë pritëse, Hotelin tek uji i qelbur, Hotel Alpin, Hotel Mihallari (ku nuk arrita të pij kafe sepse, hic njeri në fshat) apo banorët e thjeshtë.
Fshati po vdes! Eshtë kthyer në fantazmë tashmë. E nëse Dardha, fshati turistik më i vizituar ështe fantazmë , kështu është i gjithë turizmi Shqiptar.
Vlahutini që ishte tepër e dashuruar me Korcën e Dardhën, iku pa nisur projekti. Për atë që është tani në krye të misionit të BE në Tiranë, nuk mund të shprehem por, dyshimet e mia janë që nuk ka të njëjtën predispozitë të paraardhëses. Peleshi dhe Kumbaro nisën por, nuk janë më në qeveri (megjithëse thonë-thashetheme këto- që Peleshi ende ka më shumë në dorë akoma se kryetari aktual i Bashkisë Korcë). Në Dardhë (dhe besoj edhe në 99 fshatrat e parë të përfshirë në projekt) nuk po ndodh asgjë nga ato që u premtuan, përkundrazi.
Qytetaret e mbetur janë bërë tejet pesimistë. Aq pesimiste sa, edhe kur unë nis të flas më sulmojnë: Hë me ti boll!!! Ke tre vjet që na tregon përralla dhe asgjë nuk bën. Nuk kanë faj. Hic kam bërë edhe unë me gjithë deshirën, projektet dhe mendimet (që, për hir të së vërtetës kanë të paktën tre vjet që flenë e zgjohen në Dardhë).
Do thoni me të drejtë që, kështu është e gjithë Shqipëria. Po, e vërtete dhe ka një arsye pse.
Njerzit kanë harruar të përdorin trurin e tyre. Populli është ndarë në dy kampe. Tirana është kthyer në Kryeqytetin e protestave. Gjithë kohës luftë. Bulevardi yne i dashur është kthyer në shesh beteje. Emigrantët thonë: Sa mirë që ikëm. Qytetarët thonë: Ah sikur të kishim ikur!! Puna ka NGRIRE. Administrata e hutuar, populli i frikësuar, Qeveria e sulmuar, Opozita e zaptuar...me pak fjalë, si të gjitha perrallat, edhe kjo e 1001 neteve do jetë një FIASKO!!!
Do ndodhe kështu nëse....Ku i dihet, mbase edhe mund të ndodhë ndryshe pra, QYTETARET të nisin e të behen ZOT.
Si mund të ndodhë kjo?
Po ju jap një shembull krejt personal: Mbyllni TV. Mos mbani telefonë të mencur. Nisni të mendoni me trurin tuaj si dhe të kujtoni keshillat e prindërve, gjyshërve. Mbahuni fort tek rrënjët. Punoni cdo ditë, edhe pa pagesë. Duajeni njeri tjetrin dhe sidomos, mos u ndani për pikpamje politike.
KTHEJINI KURRIZIN POLITIKES!!!
Një pushtet vdes nga harresa, indiferenca. Mos e ushqeni.
Ende besoj ne perrallat dhe, ende besoj që një QYTET si Dardha (një vend si Shqipëria) mund të shpëtohet POR, këtë mund ta bëjnë vetëm ata që e duan.
E njëjta gje vlen edhe për cdo qytet, fshat, vendbanim tjetër.