Pema e madhe dhe djali inatçor
Nga cikli, tregime dhe përralla për fëmijë
Në një lagje të qytetit të madh, me pak pemë dhe shumë ndërtesa, jetonte një djalë harrakat që quhej Blero. Nga të gjithë fëmijet, ai ishte i vetmi që kishte shtëpi me oborr dhe një pemë të madhe sa një shtëpi. Aty mblidheshin të gjithë fëmijet e lagjes.
Mirepo Blero kishte një të keqe. Ishte shumë inatçor. Po të merzitej me dicka, gjithmonë e nxirrte inatin tek të tjerët. Kishte ditë që nuk kishte asnjeri rrotull dhe Blero i gjuante me shkelma pemës së vetme që kishte ne oborr.
Pema nuk nxirrte zë. Ishte një pemë e vjetër me kurorë të madhe që i bënte hije gjithë oborrit. Në verë, kur dielli digjte, zogjte fshiheshin aty për t’u mbrojtur nga vapa ndërsa fëmijet luanin në oborr, poshtë degëve, sepse aty ishte shumë fresk. Kur binte shi, pema e madhe dhe me degë shumë, sërish bëhej strehë për fëmijët dhe zogjtë.
Në vjeshtë, pema mbushej me fruta të shijshme dhe fëmijët kënaqeshin. Në degët e saj kishin ngritur edhe një shtëpizë të vogël druri ku luanin “shtëpijash” apo fshiheshin kur donin të rrinin vetëm.
Pema nuk nxirrte zë. Ishte një pemë e vjetër me kurorë të madhe që i bënte hije gjithë oborrit. Në verë, kur dielli digjte, zogjte fshiheshin aty për t’u mbrojtur nga vapa ndërsa fëmijet luanin në oborr, poshtë degëve, sepse aty ishte shumë fresk. Kur binte shi, pema e madhe dhe me degë shumë, sërish bëhej strehë për fëmijët dhe zogjtë.
Në vjeshtë, pema mbushej me fruta të shijshme dhe fëmijët kënaqeshin. Në degët e saj kishin ngritur edhe një shtëpizë të vogël druri ku luanin “shtëpijash” apo fshiheshin kur donin të rrinin vetëm.
Blero po rritej dhe, një dite ju duk se ishte shumë i rëndësishëm...Fundja të gjithë vinin aty ç çdo ditë vetëm për te. Nisi të krekosej , u bë mendjemadh dhe nisi të bente si komandanti i lagjes.
Sillej çdo ditë e më keq me shokët, zogjtë dhe pemën.
Sillej çdo ditë e më keq me shokët, zogjtë dhe pemën.
Një ditë dimri, fëmijëve i erdhi në majë të hundës dhe, njera prej vajzave nuk duroi dhe i tha. “Ore, ne nuk vijmë për ty këtu po për pemën”. Atë ditë fëmijët ikën dhe nuk u kthyen më.
Siç e thashë, Blero inatosej shpejt dhe nuk dinte ta mbante inatin për vete. Tek mbeti vetëm, e kapi një inat i madh i madh me pemën dhe, pasi i gjuajti me çfarë mundi, u kujtua që kishte një sharrë tek veglat e babit.
Gjithë atë ditë, ja nxorri inatin pemës. I preu gjithë degët një e nga një. Në fillim preu ato të hollat, pastaj ato më poshtë. Nuk ishte e vështirë t’i priste sepse ishte dimër. Pema ishte pa gjethe dhe pa fruta. Trungun provoi ta priste por, nuk e preu dot. Nuk mundej.
I lodhur, u ul më në fund tek rrënjët ku ulej zakonisht dhe, teksa mendohej, pa i çuditur që nga pjesa e trungut ku sharra kish lënë një “plagë”, nisi të rridhte një lëng që Bleros ju duk si lot. Megjithëse harrakat e inatçor, dicka e cimbisi në gjoks dhe e kapi një ndjenjë trishtimi ashtu si kot. U nxeh përsëri se ju duk vetja “kalama” dhe, pasi i gjuajti edhe një herë pemës me shkelm siç bënte rëndom, u fut në shtëpi dhe nisi të luante në kompjuter.
Kaloi një ditë, dy...shumë ditë dhe erdhi pranvera.
Blero u lodh më në fund me kompjuterin dhe deshi të luante jashtë. Në oborr ishin vetëm ai dhe pema pa degë. Ah sa do donte tani të hipte tek ajo shtëpiza mbi degë por, shtëpizë nuk kishte më. Nuk ishin më as degët ku kacavirej dhe shihte gjithë lagjen. Nuk ishin as lulet me aromë që në pranverë e mbushnin pemën plot...nuk kishte as cicërima zogjsh se zogjtë kishin ikur diku tjetër. Më shume ama i mungonin shokët.
E pun e madhe, do vijnë në verë-mendoi por, u kujtua që në verë aty nuk do ishte më fresk.
Atëhëre vendosi të dalë e t’i kërkojë shokët. I gjeti tek fusha ku zakonisht luanin me top. Në fillim dëgjoi vetëm zërat. Tek ktheu kokën andej nga vinte zëri, i pa të grumbulluar poshtë një gjëjë si shtëpi që ishte në cep të fushës.
Hej Blero hajde!-thërriti gëzueshëm njëri prej tyre-Ku ke qenë se na mori malli...Sa gjëra kemi për të të treguar!!
U habit fare që nuk i mbanin inat. Ju kujtua mami atë ditë që i tha: Pse nuk del? Shokët e vërtetë nuk mbajnë inat dhe me siguri po të presin. I vetmi që rri i mërzitur je ti.
Mami kishte të drejtë. Kish humbur kaq shumë kohë pa shokë.
U kënaq shumë atë ditë. Ajo gjëja si shtëpi, ishte vërtet një shtëpizë që fëmijët kishin ngritur me degët e prera të pemës së Bleros. Disa i kishin ngulur në tokë, disa të tjera i kishin vendosur si cati. Shtëpia ishte e madhe dhe brenda kishin mbledhur lodra, kishin vënë stola madje edhe një si tryezë të vogël.
-Hajde këtu të të tregoj dicka të bukur-i tha një nga vajzat-shiko si po rritet pema jonë.
I habitur, Blero pa një degë nga ato që ishin ngulur në tokë në dimër që kish gjethe dhe madje edhe lule.
-Ka mbirë!-qeshi e gëzuar vajza.
-Ka mbirë!-qeshi e gëzuar vajza.
Kur u kthye në shtëpi, djali ishte i lodhur, i bërë pis dhe me djersë por, shumë i gëzuar.
Pa rreth e rrotull se mos e shihnin dhe, si u sigurua që nuk kishte njeri, vajti pranë trungut të pemës dhe e përqafoi. Mos u mërzit-i pëshpëriti-ka mbirë një pemë bebe nga degët e tua. Ngriti sytë për të parë atë vendin që atë ditë rridhte lot dhe, i habitur pa që, pikërisht në atë vend kishte dalë një degë e hollë jeshile me gjethe dhe dy lule të vockla rozë. Ju mbushën sytë me lot gëzimi. Pema ishte gjallë!
Që sot e tutje do të kujdesem për ty-i tha.
Dhe ashtu bëri.
M.S.