Dedikuar...
U rrëzua një lis.
Ishte një lis i fortë, me rrënje sa e gjithë lagjia
Ishte një lis me kurorë të madhe sa gjithë shtëpitë e fisit
Ishte një lis i bukur si hyjni, si AI asnjë tjetër
Në të rij e të vjetër
U rrëzua një lis
Askush nuk e pa kush e preu, askush nuk tregoi përse
Sëpata mbeti pa zot, i zoti u zhduk me mjegullën, lisi ra...atje.
Pas lisit rrëshkiti një kodër, gurët shkaktuan tërmet
Fajtori s'u gjet
.......
Vec lisi kishte lastarë
Lastaret ishin të fortë e rrënjë lëshuan sa dy lagje bashkë
Ishin lastarë të sojmë e, sa shtëpitë e tre fiseve e bënë kurorën
Lastaret ishin të bukur si hyjni, si ATA asnjë tjetër
Në të rinj e të vjetër
Lisi kishte lastarë
Të bukur, të fortë, të mbarë...të mjaftë për të nisur një pyll
Lastarët do marrin kodrën përpjetë e do arrijnë zotat
Sëpata më nuk pret dot e as lastarë nuk lëshon dot i paudhi
Vetëm si kukudhi
......
Në kodrën mbi qytet
Perënditë janë ulur shesh e bisedojnë gëzueshëm me Lisin