Zbulesa (per ty miku im)

Ti vuan e prehje s'gjen.

Veten torturon qe nuk arrite kurre te me njohesh.

Ashper me sulmon per ate qe ti vete nuk arrin te kuptosh.

Me njemije emra me theret e me njollos e prape kthehesh tek une.

Une vuaj me ty por, dot nuk te ndihmoj.

 

Bej paqe me veten miku im... me ne fund. Jeto te shenjten jete qe tu dhurua vec nje here.

 

Mos u perpiq te me njohesh, thjesht me prano keshtu... 

Une jam gruaja, krijesa me e cuditshme e universit.

 

Une jam si deti: here i qete e i heshtur e here ne perpelitjet e stuhise, here i kalter e here i erret tek pasqyron rrembimin e motit qe e trazon, here i thelle gati i frikshem e here i qarte e transparent sa duket i ceket. Si deti qe here terhiqet e here sulmon...

 

Une jam si era: e lire dhe pa kufij. Here puhize peshperitese, ledhatim, here e inatosur e rebele deri ne shkaterrim. Era qe mbart polenin e trazon heshtjen. Era qe zogjte i meson te fluturojne...

 

Une jam si toka: me barkun e madh e te erret. Ate bark qe mban faren e ujin. Barkun ku thesaret dergjen te fshehura deri diten e zbulimit te madh...toka e mistershme qe mbart heshtjen e vdekjes por edhe vullkanet, toka qe mban mbi supe mbrapeshtite e eterit e nuk lodhet, toka qe edhe tronditet nga ndikimi i planeteve qe e rrethojne e behet e frikshme ne tersellimen inatcore e prape qetesohet...

 

Une jam si universi i pa-ane: i njohur e i panjohur ne te njejten kohe, real dhe mistik, i erret e gati i frikshem por edhe burim i ndricimit sublim; i pafund sa vec ai eshte limiti...

 

Mos u perpelit o mik i shtrenjte ne kete dileme qe kurre nuk do e zgjidhesh dot per te me dhene fytyren e nje statuje-prape do gabosh.

Lejome te jem une. Me shih e habitu (e c'gje te bukur do kisha ne se do me njihje me ne fund, plotesisht)...Shijo krijimin qe me shoqeron e bjer ne paqe me veten.

Ti, mashkulli qe duhet ti dish te gjitha, jepi vetes te drejten qe ka femija te gaboje e te mbeshtetet...une nuk te gjykoj.

Jam ketu per ty ndaj, pranome keshtu sic jam e mos kerko te me ndryshosh...Zoti me krijoi nga brinja jote qe te mos ishe vetem. Une erdha per ty. Jam pjese e jotja qe kurre se kishe pare. Lerme te endem krah teje qofte edhe pa me njohur dhe pranome, desherome dhe gezohu nga prania ime. Xhelozine kaperceje qe eci me dy kembet e mija. Te drejten e fitova te jem keshtu nga zotat.

E ne se e panjohura te mundon e dot nuk ja del te rrish pa pergjigje, atehere ktheji syte e shih nenen tende. Te vetmen grua qe kurre nuk e gjykove. Ne syte e saj jane syte e mij. Zemra e saj eshte dhe shtepia ime....barku i saj ka ngjizuar nje si une.

Mos u perpiq te me njohesh miku im. Gezohu me mua e prej meje, GRUAS, krijeses me te cuditshme te universit!!

M.S