Une, Nona dhe fiku i bardhë(gjithmonë nga cikli”Unë kam mëkatuar”)

Dëgjo këtu!!-me thotë nje dite nona(gjyshja ime nga babi)-Tek fiku i bardhe mos hyp kur te bjere shi se rreshket!
Qe te sqaroj pak kontekstin e gjerave: Une atekohe duhet te kem qene rreth 7 vjece. Megjithese jetonim ne apartament qysh prej nje viti, nuk me ndahej zemra nga oborri yne(i nones) ku kisha kaluar kohen e formimit tim paresor.
Isha e prape, e rreshkur dhe pa fjale. Nese me vjen nje personazh tani ne mendje, mund te permend Mogli-n sepse isha gjithe kohes maje pemeve dhe, me shume komunikoja me kafshet se me njerzit.
Nona kishte autoritet absolut aq sa edhe babi im(me autoritari ne bote per mua) dridhej....
Fiku i bardhe, ishte pema me e veshtire(edhe kur nuk binte shi). Kishte nje trung rreth 1.5 m te larte nga i cili ndaheshin vetem dy dege(pa degezime anesore) qe shkonin deri ne maje te nderteses se vecuar ne oborr(studjo e xhajes sim Kujtimit qe ishte rreth 3 metra e larte).
Dihet qe lekura e pemes se fikut rreshket kur bie shi....
....
Heh
Qysh nga dita qe Nona ma tha kete, une prisja me padurim diten e shiut(tipike per femijet e prape). Erdhi dita
Sapo nisi shiu, u sula me nje deshire te cmendur drejt fikut te bardhe dhe, u ngjita si keter deri siper. Shiu binte litare por, une isha kaq e kenaqur qe kisha “thyer nje rekord” sa, as nuk e mendoja fare zbritjen apo cfare mund te ndodhte kur te isha serisht mes qenieve autoritare qe ma kishin jeten ne dore.
Nona e nuhati sepse, jo vetem qe ma njihte mendjen por edhe nuk po me gjente neper shtepi. Erdhi poshte fikut dhe nisi te bertiste. Ne fillim perdori autoritetin(te cilit une nuk po i pergjigjesha megjithese dridhesha siper taraces si mi i lagur). Me pas kaloi ne lutje: Monika, te qafte nona, zbrit!!
Jooo- i thosha une nga siper. Po te zbres do me rrafesh(ne fakt nuk me kish rrahur kurre).
Hajt zbrit, te qafte nona se do me vrase yt ate!!
.....Nejse....eshte nje prej diteve qe nuk do e harroj kurre sepse, megjithese isha mjeshtre e hipjes neper peme, nje ngjitje si kjo ishte fantastike fare(adrenalina ne maksimum)!
Mbaj mend qe Nona me perqafoi fort kur zbrita dhe me dha nje caj te ngrohte qe te merrja veten. Qysh ate dite nuk me dha me keshilla nga keto. Them qe me ka njohur me shume se kushdo por, si e rrepte qe ishte, nuk ja lejoi kurre vetes “dobesine” e te shprehurit.
Mesazhet e saja ama, ende vazhdoj ti zberthej.