“Shtrigat” e lagjes sime.

Lagjia ime, ajo qe njihja per te tille ne femijerine e hershme(nje rrugice e vogel ne fakt qe lidhte rrugen Hoxha Tahsin me rrugen Bardhyl) ishte si mehalla ku u krijuan “nje mije e nje nete”. Betohem!!

Pervec faktit qe ne ate rrugice jetonte praktikisht i gjithe fisi im nga te dy krahet(Spahivogli dhe Zajmi), kishte dhe shume personazhe te tjere(jashte fisit) qe ishin po aq interesante dhe me ndikim ne rriturine time.

Per fisin tim do flas me vone por, tani po tregoj pak per te tjeret: Shtrigat
Paraprakisht ju sqaroj qe nuk kam domosdoshmerisht mendim te keq per “shtrigat”. Sigurisht qe nuk mund te kem. Jam femer dhe nuk jetoj ne kohen e inkuizicionit(!!!).

Gjithsesi, shtrigat jane pak te cuditeshme. Per kete besoj biem dakord.

Shtriga e pare ishte Ceri(nuk di pse e therrisnin keshtu dhe, nuk mbaj mend emrin e vertete), kushurire disi e larget por, fare afer nesh. Ceri na mblidhte ne kalamaqerve mbremjeve dhe na tregonte histori te frikshme. I tregonte aq frikshem sa, nuk habitem nese ndonjerit nga ne mund ti kete shpetuar cici
Pastaj ishin ca shtriga te tjera, tjeter lloj. Disa prej tyre i kisha “shoqe” sepse me interesonin kur doja te zhdukesha(kur nuk doja te kthehesha ne shtepine tone ne pallat sepse nuk ndahesha dot nga lagjia ku isha rritur).

Mbaj mend pershembull qe Liza me fshihte poshte krevatit kur vinte Arjana, motra e madhe, te me kerkonte. Ne nje nate si kjo, perfundova ne shtepi ne ora nente te mbremjes dhe, eshte hera e vetme qe mbaj mend babin te me ndershkonte.

Ehhhh....e shijova ama. Arjana e shkrete e hante denimin me te madh ama sepse ishte motra e madhe(!!)...Nejse, nuk po ndaloj ketu per momentin.

Me qe ishim tek shtrigat, po kthehem pak ne kohe tek nje ndodhi e viteve te para te shoqerizimit tim. Duhet te kem qene pese ose gjashte vjec.

Ne familjen time kishte nje “legjende urbane” qe lidhej me mua. Thuhej qe, perpara se te me dilnin dhembet e te merrja kembet, tregoja perralla(!!!). Tezet e mia, ende vajza te pamartuara asokohe, me ngacmonin duke me dhene shprehje te veshtira. Thuaj: Internacionale-thoshte Teuta. I ntel na cio nale-perserisja une....

Duhet te kem qene rreth nje vjec kur lutesha qe te “tlegoja nje plale” dhe jo te me tregonin.

Duhet te kem prekur ne seder nje nga tregimtaret e famshme te lagjes ate dite(pra rreth 5-6 vjece) sepse mbaj mend qe mu kthyen te gjitha kundra:

Je e zeze!-me thoshte njera

Une shkoja ne shtepi tek Nona dhe i thosha: O No...Ato me thone qe jam e zeze!!
I thuaj qe fiku i zi eshte me i embel-thoshte nona.

Une dilja dhe i thoja grifshave: Me tha nona qe fiku i zi eshte me i embel.
I ke syte si dac-merte revansh tjetra

O No...ankohesha une ne shtepi-ato me thone qe i kam syte si dac!!
I thuaj atyre qe e ke syrin si filxhan ka thon nona-pergjigjej gjyshja.

Nejse, pasi u ankova dhe mora zemer nga nona disa here, ajo me sa duket u nxeh sepse e ngriti tonin: I thuj atyre qe, po ju doli nona, ju beri pistil!! Jo se e kuptoja cfare ishte pistili por, shtrigat u bene SUS. Nuk me ngacmuan me. Me sa duket ato e njihnin me mire se une “pistilin” e nones.

Ne fakt, shtrigat e verteta do i njihja shume me vone. Ne lagjen time ishin thjesht femije me fantazi jashte te zakonshmes gje qe do ndikonte shume ne formimin tim artistik te mevonshem.

Vetem pak kohe me pas nisa te shpalos edhe une fantazine time me trillime nga me te guximshmet qe i tregoja si te verteta. Ishte koha e arte e pervojes sime si tregimtare (genjeshtare kalibri) sepse, pasi nisa te tregoj une, te tjeret vetem degjonin

Sigurisht qe personazhi kryesor(per arsye qe kuptohen) ishte nona...haha
......