Shperthimi i endrres
E ulur mbi nje kolltuk, me gjunjet ngritur mbi ndenjese dhe koken varur, ajo qendronte e heshtur, e vetme, e ngrire. Vetem dicka levizte ritmikisht ne erresire: nje copez vezullimi henor qe zbriste nga dritarja tek syte dhe pastaj keputej poshte ku varej si nje rrip i ndritshem ne kurrizin e dores.
E gjithe limfa e trupit te saj sikur pikonte jashte me ate trishtim henor. Edhe pak, fare pak limfe kish mbetur ne ate trup eshtor, te rrudhur nga ankthet e mosshprehjes.
Perlotej per fatalitetin e te mosshprehurit edhe kesaj here kur kish dashur te nxirrte jashte vrerin e nje brenge qe kurre s'e rrefeu, qe ajo vete e kish shkaktuar.
.............
Ate mengjes ndjeu se, per here te pare pas kaq kohesh donte te shpprehej diku, ne nje shpirt te njome qe ju duk thuajse binjak.
Ajo( vajza e bukur me sy te medhenj te kristalte) erdhi ta vizitonte pas vitesh me rradhe pa e pare. Ishte gjaku i saj, shembelltyra e rinise se saj te hershme, ringjallja e asaj bote thuajse te harruar ku c'do gje shkelqente.
Quhej Iris.
Ajo qe e vetmja qe nuk i kerkoi gje. Ajo i dha drite erresires se dhomes se saj. Beri te shpergjumen sendet e vyera mbi rafte qe thuajse u magjepsen nga ky zbulim i befte.....dhe ndodhi papritmas cudia e madhe: syte e thate e te erret, u njomen. Kodi i zemrave e deshifroi heshtjen e trishte dhe, ato u lidhen kaq shume me njera tjetren sa c'do gje do te dukej e magjishme sikur....sikur te mos ndodhte ajo "dicka" qe do te trondiste e ndryshonte shume gjera.
Tek zhytej ne magjine e rrefimeve te vajzes, tjetra ndjeu deshiren e pazakonte te fliste.
Pikerisht athere kur pakez heshtje u nder midis tyre, ajo u ngrit ngadale, e drojtur dhe e mistershme, sikur te thyente nje betim dhe u drejtua per tek kasaforta.
Vajza e ndjeu tensionin e saj dhe e ndoqi me sy ate levizje gungore qe ishte gjalleruar fare pa pritur. Tjetra, hapi ngadale kapakun e rende prej nga nxorri nje kuti me ngjyra te zbehta mbi te dhe e vendosi ne tavoline.
Ishin nje pale bojra uji te futura ne tubeta. Ishin dymbedhjete.
Vajza u habit. Nuk ju kujtua t'i kishte thene se sa shume enderronte te pikturonte. Me ate nxitimin e padjallzuar te moshes, iu hodh ne qafe dhe nuk dinte se si ta shprehte gezimin qe ajo, edhe kesaj here, e kishte lexuar, e kish kuptuar dhe ndjere.
-Athere ti e dije!...Ti e paske ditur dhe i ke ruajtur per mua?...Vertet e dije, me thuaj e dije?
Vajza ciceronte e lumtur dhe nuk vinte re se si ne c'do shprehje te deshires se saj te fshehur, fytyra e plakes tregonte shenja tmerri dhe ne c'do zgjatje te duarve te saj, tjetra tkurrej e rrudhej duke futur brenda vehtes dhe mbrojtur kutine e kartonte qe ishte e saja, vetem e saja....
Ku ta dinte vajza me sy te medhenj qe u largua e perlotur dhe e fyer, se ajo kuti qe pasuria me e madhe e plakes... nje perzierje endrrash te mbylluara ne tubeta...Endrrash roze, endrrash te kalterta e blu te mbyllura ne tubeta qe nuk munden te hapen kurre.
.........
Ato endrra nisen gjysem shekulli me pare kur nje femije qendronte e heshtur para vitrines se nje dyqani ku ishin ekspozuar nje pale bojra uji nga ato me kutiza te rrumbullakta dhe nje penel i thjeshte.
Femija ngjeshte hunden ne xhamin e stermadh dhe enderronte.
C'do dite ndodhte e njejta gje. C'do dite nje pikture merrte permasa ne trurin feminor. C'do dite(dhe ditet ishin pa fund) endrrat e vajzes kerkonin kryeveprat, ato kryevepra qe nuk u materializuan kurre.
Perfeksionohej vazhdueshem ndjesia e te pikturuarit qe thuajse u be e prekshme. Peneli zhdervjelltesohej e ngjyrat perziheshin duke krijuar nuanca te mrekullueshme. Kjo do te vazhdonte pafund mbase sikur, nje dite dimri, pas xhamit te stermadh, nje tjeter objekt te mos zevendesonte kutine aq te dashur...
Askush nuk e kuptoi kurre se c'ndjeu femija e gjore ne ate ndarje te dhimbshme.
Dhimbja vazhdoi me vite. Zmadhohej e zvogelohej brenda zemres se njome. Rritej bashke me te, fashitej perkohesisht por, kurre nuk humbiste. here behej me kreshta e gervishte nga brenda si mos me keq, here gerryente. Gati materiale dhe trepermasash si kryeveprat e saj te pa ekspozuara.
Deshirat e saj, nuk e pane me driten e diellit qysh nga ajo dite. Nje porte e hekurt u vendos athere midis shprehjes dhe mosshprehjes. Askush nuk e dalloi ndryshimin e saj. Askush nuk e lexoi me dot.
U desh te kerkonte per shume kohe bojrat e enderruara nderkohe qe rritej duke ndjere humbjen graduale, zbehjen e "pikturave" te saj.
Ate dite qe gjeti dhe mundi te blinte bojra(te parat bojra te verteta ne jeten e saj) ishte tridhjete vjec. Bleu me te mirat dhe me te shtrenjtat qe mund te bliheshin dhe u mbyll me to per ore te tera ne dhome....por, as ate dite e as kurre, nuk mundi te hapte nje tubet te vetem. Endrra e saj ishte kthyer tashme ne Kult dhe, objektet e ketij kulti ishin te paprekshme.
..................
Ate dite, tek qante heshtazi dhe vetem, ndjeu ti kerciste dicka brenda vehtes. Ishte nje si gervime e ndryshkur qe i sillte megjithate kenaqesi.
Desheroi te hapte dritaren.
Ishte gdhire dhe nje diell i ndritshem prfshinte c'do gje. U cudit kaq shume kur drita depertoi ne dhome dhe perfshiu te gjitha objektet. Kishte kaq shume objekte neper rafte qe, sikur leviznin te gjalleruara rishtaz.
Ishin relike nga jeta te cilat i kishte mbledhur thuajse pa mendje, thuajse pa ndjere gje.
Dukeshin sikur kercenin te hazdisura, me nje gezim te cuditshem para syve te saj. Paskeshin qene aq shume! Kaq shume bukuri kishte aty sa u habit edhe ajo.Shpirti i saj pa kuptuar i paskesh patur shume endrra qe ajo i kish lene te perhumbura, ne harrese, larg drites se diellit, pas portes se madhe te hekurt tashme te hapur.
Dera e hapur e kasafortes linte te dukeshin pergjysme bojrat e vjetra. Athere e kapi nje gaz i marre. Qeshte e qante.
Nje deshire e cuditshme e drejtoi tek ato.
I mori ne duar me kujdes. I ledhatoi ngadale tubet per tubet ashtu sic bente rendom. U mrekullua perseri me lenden e bute qe mbushte brendine dhe...ashtu papritmas ngriti koken nga dielli dhe ndjeu keqardhje. Athere filloi t'i hapte vrulltaz.
Lenda, ende e bute shperthente: roze, e kalter, blu...perplasej mbi murin e bardhe dhe linte gjurme te mrekullueshme.
Filloi t'i perziente ngjyrat vrullshem, here me gishterinj, here me pellembe deri ne nje fund...deri ne fundin e tyre.
E ulur me ne fund vezhgonte murin qe s'ishte me i bardhe dhe ishte e lumtur si kurre ndonjehere.
Gjithe kryeveprat e femijerise se saj ishin aty, mbi ate mur. Te zhburgosura, me ne fund te shprehura.
Ajo perjetonte keshtu dehjen me te embel qe dikush ka ndjere: dehjen e te shprehurit pas nje heshtje te gjate.
Botuar me dhjetor 1995