Rracizmi dhe une nuk jemi miq te mire!
Rracizmin e kam perjetuar ne lekure qysh heret.
Per fat te keq, pjesen me te madhe te rasteve, ne vendin tim.
Isha me pak se nje vjec dhe shume e semure me dispepsi gje qe, per pak me kushtoi jeten.
Lindur nga nje mama bore e bardhe dhe nje baba ezmer (origjina e larget Turke ne nje prej stergjysheve, kishte bere te veten), trashegova nje lekure ngjyre gruri (te cilen e dashuroj).
Isha e dobet, e zeze, e shemtuar si ata femijet e Afrikes qe vuajne per buke.
Infermieret me kishin plasur ne nje krevat te qelbur dhe nje curil i mpiksur gjaku kullonte neper fytyre nga gjilpera e serumit vendosur ne koke. Kur mami shkoi ne spital dhe me pa ashtu, nisi te qante dhe me nxorri direkt nga spitali. Infermjeret e ndiqnin nga pas duke u shfajesuar se kishin menduar se isha e bija e arixhofkes qe kishte femijen aty (!!!)
Ne pubertet, ende isha shume e dobet, e shemtuar dhe e zeze. Sigurisht qe fjala jevge me shoqeronte ngado sa me beri te mos kuptoj qe po zbukurohesha cdo dite.
Motrat e mia ishin ndryshe: E madhja ishte pak ezmere por, ndryshe nga une, shume e bukur dhe e shendeteshme. Gjithsesi, edhe ajo e kishte ndjere qysh heret pranine e rracizmit ndaj, kur e pyesnin “si e ke lekuren, floket, syte....” gjithmone pergjigjej “Te ba(r)dha”! Ishte edhe me e mencur se une!
E vogla lindi qumesht dhe me nje bukuri jashte normales si e sapolindur. Ajo nuk pati kurre probleme.
Perjashtimi (qe ne gjeneze ka te njejtin shkak si rracizmi) ndodhi edhe me vone. Kete here per shkaqe te ndryshme:
E kisha kuptuar me ne fund qe isha e bukur edhe nga fakti qe, pas meje vardiseshin djemte me COOL teTiranes POR....isha me biografi te keqe. Nuk i lejoja dot te me afroheshin se do krijoheshin probleme (familje te egersuara, zemra te thyera)...E humba edhe kete shanc nga Rracizmi!!!
..........
Erdhi ndryshimi. Tashme isha e martuar dhe me femije 1 vjec.
Perjashtimi me erdhi nga pikpamjet e mia pro-demokratike. Isha serisht “delja e zeze”.
........
Pikerisht ne fillesat e ndryshimit “te madh”, ndodhi qe shoqerova tim shoq ne Krete ku ai bente MBA dhe...sigurisht qe te gjithe me shikonin shtrember (ne fillim) dhe me frike. Mos permendim nenvleftesimin por, historia ndryshoi shume shpejt.
Teksa ne fillim tmerrohesha kur degjoja ne radio anti - Shqiptarin me te madh te te gjitha kohrave, nje kryeprift qe jetonte ne Krete, nderimin me te madh e kam patur po atje.
Kryepeshkopi Kretan, ne diten e Shen Gjergjit (Agio Georgeos), jo vetem me vuri ne krahun e djathte te tij e me degjoi gjate per historine Shqiptare per te cilen vete kemi heshtur e heshtim por edhe me kushtoi nje falenderim te vecante dhe me beri te flas per vendin tim para nje audience teper te nderuar.
Falenderimi i tij nisi keshtu: Jam shume mirenjohes qe sot degjova nje histori te vertete, ndryshe nga ajo qe na tregojne per Shqipetaret dhe prejardhjen e tyre, mbase edhe para tones. Falenderoj nje gazetare te shquar nga Shqiperia. Efharisto Monika!!
Pastaj vazhdoi me 300 falenderimet e tjera per Greke teper te njohur qe ishin prezente (ndermjet te cileve edhe dy prej me te pasurve te botes).
E thene nga nje Grek kjo ishte madheshtore!!
Une duhet te falenderoj Jorgjine, nje mikeshe timen qe, pasi i tregova rrenjet tona te perbashketa, shkoi ne Oksford dhe studioi kater dite rrenjet e origjines sone Pellazgo Ilirike dhe u bind qe, cdo gje qe i kisha thene ishte e vertete. Ishte ajo qe me prezantoi me Kryepeshkopin.
Leviza ne shume vende te botes me vone (per hir te detyres).
Ne Itali pata nje tjeter demostrim tipik te rracizmit por, tashme isha e sigurte ne vete dhe me shume argumenta ne “portofolin” tim te njohurive.
Teksa merrja pjese per nje jave rresht ne nje event te rendesishem per ambjentin, ngela pa leke per disa dite sepse, vajza qe shperndante leket e rimbursimit, e mbyllte gjithmone dorezimin pikerisht kur vinte rradha ime (pas nje ore pritje).
Kjo ndodhi nje jave rresht.
Fati deshi qe, teksa u ula ne dreke, erdhi ne tryezen time nje tjeter vajze Italiane qe e kisha ne dhomen e hotelit (roomate). Ajo ishte si shpirt. Shume mendje hapur dhe shume e dashur.
Shoqja ime e dhomes e kishte financieren shoqe.
Financierja, pa e kuptuar qe u ul ne tavolinen time, nisi te fliste me shoqen por, kur pikasi qe isha edhe une aty, me ktheu kurrizin ne menyre demosrative per te me injoruar.
Haha....ketu u ngacmua “shejtani” brenda meje
Pa e zgjatur, thelbi i revanshit tim ishte: 50 vite me pare Ju Italianet konsideroheshit Arrizhinjte e Mesdheut. Ju torturuan te gjithe me rracizmin e tyre. Tashme, ndiheni mire ne lekuren tuaj dhe, shyqyr qe gjetet nje me te dobet se vetja qe te hakmerreni dhe te beni te njejtat veprime rraciste qe te tjeret bene me ju.
U beme mikesha me vone.
......
p.s. Rracizmi lind nga komplekset e inferioritetit. Po te studioni historine njerzore, do e kuptoni qe eshte keshtu. Kujtoni historine e krijimit te Amerikes: Aventurieret angleze qe kishin frike dhe komplekse te tjera nga autoktonet (lekurekuq apo lekure erret) dhe, ne fillim u vrane por, pastaj u hakmorren.