Pantallonat e kuqe
Dikur isha shume e heshtur dhe e turpshme.
Kohen me te madhe flisja me vete.
Paske qene e cmendur-do thoni me te drejte.
Pa problem, mund ta thoni me ze sepse tashme jam mesuar.
Dikur me shqetesonte kjo shprehje. Sot jam e qete sepse, pervecse me ka dale zeri (disi me vonese po nejse), e di qe neser, ata qe me quajne sot te cmendur do te me thone-po sa e mencur paske qene o goc!!
Nuk eshte se te shijon shume kjo pas 10-20 vitesh por, te pakten tani e kuptoj qe do ndodhe.
Nuk eshte se te shijon shume kjo pas 10-20 vitesh por, te pakten tani e kuptoj qe do ndodhe.
Te gjitha ngjarjet, debatet, krijimet, zbulimet.... ndodhnin vetem breda kokes sime (cik si kusherire e shtate e Elizes ne boten e cudirave).
Nuk doja te bija ne sy madje, perpiqesha te zvogelohesha sa mundesha per ta realizuar kete por, kisha nje konflikt me veten (prape e cmendur dhe me personalitet te dyfishte-do thoshit me te drejte).
Teksa perpiqesha te fshihesha, zgjedhjet e mia ishin shume jashte normales dhe bija ne sy si dreqi!!!
Teksa perpiqesha te fshihesha, zgjedhjet e mia ishin shume jashte normales dhe bija ne sy si dreqi!!!
Po ju rrefej nje rast:
Isha ne vit te trete te gjimnazit (bejini vete llogarite duke nisur nga viti 1964 kur linda).
Duhej te qepja nje pale pantallona (sepse i qepja vete rrobat e mia).
Deri dy vite me pare mi qepte mami por, pervecse nuk ishin kurre zgjedhja ime, kishin gjithmone kater gisht rezerve brenda tegelave qe te mund te modifikoheshin kur te rritesha
Shkuam te dyja tek ajo qe e quanim "Mapo e madhe".
Atehere ishte koha qe, nese dilte nje cope sintetike, njerzit vriteshin qysh ne pike te mengjesit ne rradhe dhe...pas nje jave, gjithe fatlumet kishin veshur fustane me te njejten cope (pa hyre tek modeli).
Ne Mapo kishte edhe copa te pluhurosura qe nuk i blinte njeri. Keto ishin dashuria ime si dhe copat e haruara neper dyqanet e fshatrave.
-Kete-i thashe mamit qe zgurdulloi syte e tromaksur.
Kisha zgjedhur nje cope te kuqe stofi 1600l per te bere pantallona(!!!). Sot mund t'ju duket normal por, ne ate kohe kur te gjithe visheshim me gri e bezhe, pantallonat e kuqe ishin teper pa vend.
Shitesja u gezua sepse, me ne fund dikush po blinte nje cope qe nuk e shihte njeri me sy (flamur nuk behej dot sepse ishte stof leshi, pantallona jo e jo).
Mami u zvogelua fare nga sikleti.
Po kete dua o ma-i thashe.
Shkembeu nje veshtrim te habitur me shitesen qe perpiqej te tregohej entuziaste dhe e pyeti: A e blen njeri kete per pantallona??
Po si jo-genjeu paciperisht shitsja taksa nxitonte te vinte topin e stofes mbi metrin prej hekuri ne tryeze. Mami u qetesua disi.
......
Pantallonat u qepen me nje model te nxjerre nga "Mani di Fatta", nje reviste qe e merrja fshehurazi nga Ludi, shoqja e motres sime. Ishin ndryshe edhe ne model sepse zgjerimi fillonte qysh siper.
Fatmiresisht me kete ja hodha babit (ai ende mendonte qe pantallonat "kauboj" ishin ende ne mode sepse i vishnin te gjithe ata te cilet perfunduan ne burg edhe vetem per kete). Ne tashme ishim me biografi te keqe dhe, pantallona te gjera ishte bekim!!
.....
Ate kohe (dhe per dhjete vite rresht) kisha pallto te zeze.
Nje rrobaqepse fantastike e kishte "qare" megjithese ishte me stof te kthyer mbrapsht te nje prej palltove te marines (tashme vjeteruar e zevendesuar) qe im ate merrte periodikisht per veshjen prej oficeri. E pastroja cdo dite me perkushtim kinezi qe te mos kishte asnje qime a pluhur dhe e varja me kujdesin e nje nene te re per femijen e pare ne varse, brenda ne dollap.
Mbi pantallona vishja nje bluze (po me cope te vjeter - dikur fustan i gjyshes sime) sajuar mrekullisht nga mami (me asistencen time).
Bluza ishte e zeze, veludh (apo kadife lisho). Zinxhirin e kishte gri dhe kishte nje golf akriliku gri qepur me shtiza dhe montuar tek qafa (qafen e kisha te gjate atehere sa me thoshin qafe lejlek dhe golfi e mbulonte).
Pantallonat i fusja cdo dite poshte carcafit te krevatit dhe, ne mengjes ishin te hekurosura per mrekulli.
Deri ketu, cdo gje shkoi mire por....
As nuk e kisha menduar fare se cfare reaksioni do krijonin ato pantallona ne shkolle!!!
Armikja ime kryesore ishte Elca-mesuesja e edukimit ushtarak.
Ne mengjes, para mesimit, benim gjithmone gjimnastiken e mengjesit (zakon i huazuar nga Kinezet ky por, qe tani e quaj te drejte). Aty fillonte sulmi. Elca, e kishte zgjedhur pozicionin e saj te perhershem te luftimit: ishte gjithe kohes para meja, prapa ose anash.
SPAHIVOOGLiiiiiiiii!!! bertiste me sa i hante “altoparlanti”- hiqe pallton!!
Une e hiqja por, per te zeze te saj dhe timen, dukesha akoma me bukur pa te (adoleshente, normal)...
Ajo nxehej me keq akoma
Ajo nxehej me keq akoma
-Do te te perjashtojme nga shkolla moj! ci ke keto pantallona te kuqe, kete pallto te zeze....
kete bluzen ta kane sjelle nga jashte heeee!!!
kete bluzen ta kane sjelle nga jashte heeee!!!
Une pergjigjesha me ze te mekur (por, jo pa shpoti): O zysh po i kam bere si flamuri. Babi im e mban nje ne shtepi dhe kur zgjohem, mbushem me krenari ( ). Ajo skermitej keq.
-Po pse te gjithe i kane te ngushta dhe ti i ke te cuditeshme??-vazhdonte sulmin Elca.
-Po sepse babi me ka dhene dy urdhera: jo kaubojse, dhe jo te ngushta qe te te dallohen kembet-pergjigjesha une me ze “te pfajshem” (shoqet zgerdhiheshin nen dhembe sepse e dinin qe une ngordhja per pantallonat e zborit te cilat i ngushtoja edhe me sepse mi tregonin kembet yll).
Elca sillej rrotull si gjahtari rreth prese dhe, me lupe, kerkonte arsye te tjera per te me goditur.
Hah...turfullonte nje dite: Keto floke pse i mban leshuar keshtu dhe a nuk mund t'i presesh sic i ka hije nje gjimnazisteje te nderuar???
-O zysh-pergjigjesha une- Nuk me le mami sepse thote qe vajzat e mira nuk i presin floket moderne dhe nuk vene bigudina! Pse kot e ka patur populli qe nuk i lejonte vajzat te prisnin floket (madje ishte turp i madh). Eshte pjese e tradites.
Edhe ketu Elca gozhdohej.
Te nesermen i mblidhja gershet (ishte pak si ndryshe ai gersheti im dhe ngjante bukur-te pakten keshtu me dukej). Mblidhej siper (teksa isha kokeposhte) dhe palosej diku nga mesi per te qene sa me i rregullt.
-Haha....sulej shqiponja (po ne gjimnastiken e mengjesit)-po kjo cfare eshte??
-Gershet si i Shote Galices - beja te pafajshmen une (shoqet prape shkriheshin gazit)-Ata leshoj o zysh??
-Jo jo moj, tmerrohej ajo dhe...teksa largohej nja dhjete centimetra mermerinte-Nuk te leviz qimja ty!!!
Aty u rebelova (ose bera gjasme): -Degjo zysh Elca, me gjithe respektin, une do iki ne drejtori te ankohem. Floke me bigudina jo, floke te leshuara jo, floke te shkurtra-shfaqe e huaj, floke te gjata po ashtu. pantallona te kuqe si flamuri
-keq....ketu bera nje pauze te qellimshme teksa e pashe qe Elca u zverdh dhe nisi te dridhej....Kaq.
-keq....ketu bera nje pauze te qellimshme teksa e pashe qe Elca u zverdh dhe nisi te dridhej....Kaq.
Shpetova me ne fund (pa marre parasysh netet e dezhurnit kur vinte qellimshem ashtu papritur qe te me kapte me te dashurin (qe nuk e kisha per fat...qe me hengert mortja)...deri sa hoqi dore me ne fund...ne fundin e shkolles.
Per fatin tim te mire, beri pantallona te kuqe edhe Keti Gjoca, nje personazh i bukur i rinise sime e cila, jo vetem qe ishte tashme e njohur me daljet e saj publike por, kishte edhe fatin te ishte ne klasen me te bukur te gjimnazit tone ku, pervec vajzave e djemve me te bukur te brezit, ishte edhe cuni i Ramiz alise (Beni) pra...ishte klase e paprekshme...VIP.
Shpetova me ne fund....gjithsesi, tashme shkolla kish mbaruar dhe, fatet tona do shperndaheshin ne drejtime te ndryshme...I imi sigurisht do shkonte ne drejtim te Kamzes, i vetmi fakultet ku mund te pranohesha sepse, megjithese me mesatare te larte, biografia nuk mund te me jepte me shume se kaq......