p.s. Per te gjithe femijet qe u rriten pa nene por, qe nena i deshi qysh ne gjeneze. Ju dua si te ishit te mite...
Te dua shume...madje me shume
Femija qe nuk e rrita kurre...
Te dua si endrrat e vegjelise
Ku nuk te duhet edhe nje burre.
Ku nena lind e nena jep
Ku ne prag-gjume thuhen perralla
Ku dielli ndrin e madje shume
Ku ska femije me andralla
Te dua shume e embla ime
Madje aq shume sa ska limit
Sot do me thoje: Pac vec gezime!
Sot do te thoja: Ah...sa je rrit!!
Te dua shume dhe pa te njohur
Femija qe nuk e rrita kurre
Sa do te doja te kisha mbetur
Ne boten enderr, pa bordure...
Do doja te ti kisha krehur
Floket e arte si mendafsh
Te te rrefeja gjithe sekretet
E perqafimin ta merrja mbrapsh
Te te mesoja aq sa di
Te kisha kohe, madje me shume
Ku jemi bashke vec une e TI
Te perkedhelja sic di vec une