Nje histori si gjithe te tjerat
Ajo e gjeti te mbeshtetur pas murit tek kalonte cepin e rruges.
Ai nuk e kishte mendjen ndaj nuk arriti te vinte buzen ne gaz si moskokcares ashtu sic bente rendom. Dukej sikur pesha e botes i kishte rene mbi supe dhe ballin e rrudhur e rendonte lodhja.
I dha nje te puthur te papritur ne faqe aq sa e trembi. Po ti? e pyeti ai duke bere gazmorin me zor. Hic, i tha ajo, dola te te perciell. Ik tani se eshte vape, mermeriti ai megjithese dukej sheshit qe donte qe ajo te rrinte. Dua te nxihem pak, tha ajo, mos e vrit mendjen. Nuk e shihte dot ashtu ate burre te forte qe kurre nuk kish thene u lodha.
Ah kjo kohe menxyre, mendoi ajo...
Nje dite me pare, ai kishte shkuar te jepte provim: Nje provim ne moshen 57 vjecare. Ish studentet e tij me te dobet ishin ata qe do vendosnin a do e merrte licencen apo jo. Ndersa sot, po niste nje pune qe e kishin rrefuzuar te gjithe. Paga ishte qesharake. C'ke ti, i kish thene, mua nuk me vjen zor nga puna. Me vjen rende mua te te shoh keshtu, i kish thene ajo.
Tani po priste nje furgon te linjes qe ta conte ne nje fshat te larget ku nje tufe fshatare do e degjonin me siguri pa marre vesh asgje por, te pakten do e respektonin.
Asaj ju kujtua historia e nje tjeter burri: kushuririt te saj qe, pasi doli nga burgu i Spacit ne te cilin kish perfunduar per nje fjale goje, ju desh te punonte deri ne fund te jetes si puntor krahu. Historia perseritet mendoi. Kushuriri i saj u denua ne kohen e monizmit. Ky tjetri po denohej ne kohen e "demokracise". Te dy per te njejtin shkak: Ndershmeri, personalitet i forte, antikonformizem....C'ti thoshte?
Merre kete shishen me uje zemer dhe kujdesu per vehten. Mos u shqeteso, i tha ai. Shko shlodhu ti se eshte vape.
Ajo e perqafoi edhe nje here sic nuk e kishte zakon dhe iku. I vinte te ulerinte qe nuk i tha te kthehej por, si mund ta bente? Ajo ishte edhe vete pa pune e duheshin para, shume para....Te pakten femijet jane mire andej, ndihmoi vehten dhe nje buzeqeshje i tendosi buzet. Ne do bejme si do bejme..
Ne cepin e rruges, ai u mbeshtet serish tek muri sapo e pa qe ajo u largua.
Ne dyqanin e pare te lagjes, ajo bleu kater cigare , nje pako qofte dhe nje kokerr hudher qe shitsja ja dha pa leke. Do i bej nje darke te shijshme kur te kthehet, mendoi dhe, do behem e bukur per te. Une e di qe ja dal ta bej te shlodhet...
Ne klubin e lagjes, nje tufe burra shihnin me goje hapur fjalimin e rradhes te Prijesit me zerin e TV te ngritur ne maksimum . Disa djem te rinj mbushnin skedina ndersa kalamajte e lagjes, perplasnin topat pas qepenave te garazheve.
Kakofonine e ketij absurdi e plotesonte muzika e ngritur ne kupe te qiellit qe dilte nga nje fuorisrade me dyer te hapura kanat. Nje shofer gjigand e i veshur shik, dridhte supet me buzeqeshjen vesh me vesh: lej lej lej...lej lej lej..