Mohimi (Nga cikli: “Unё kam mёkatuar”)

U gdhi mirё njё natё e vёshtirё.
Unё dhe im bir flemё nё njё shtёpi tё paqtё ku erdhёm miq mbrёmё. Hamё njё mёngjes tё ngrohtё e tё dashur nё dhomёn e ndenjes tё Elvirёs dhe Trimit ku, dashuria e dhёne pa kursim, fshin shumё gjurmё tё asaj qё ndodhi dje. “Pikёza e vogёl e vesёs” cicerin teksa na sillet rrotull. Sa i paqtё ky mёngjes!
Unё fjeta nё njё shtrat martesor ku, mikpritёsja mё sistemoi me dashuri teksa fjeti me tё shoqin nё njё shtrat tё improvizuar. Megjithese ndihem ne borxh, i adhuroj kёta njerёz!
Eshtё mengjes dhe sot, pas njё nate tё paqtё, do tё duhet tё pёrballemi me realitetin e trishtё. Dje ndodhi njё aksident. Nuk kishim faj(kush kishte ende nuk dihet). Gjithsesi, mjaftoi qё tё hiqesha nga lista e tё gjalleve nga njerёz tё dashur. Trishtimi besoj do zgjasё 100 vjet.
Im bir,me tё drejtё me pyet: Monik, pse ka kaq shumё valencё pёr ty se cfarё mendojnё tё afёrmit e tu??
I them: O bir, a e mendon dot te ndahesh njё ditё nga motra jote(mua mё rrenqeth ky supozim)??? Jo, thotё ai. Sdo ta lejoja kurrё! E pra....Nga njё bark krijuar, me njё dashuri rritur, me bukё “lepurushash” ushqyer...
Me ёndrra formuar. Pse tё ndodhё??!!