Kryetari nuk ka gjumё! | Skenar pёr film me metrazh tё shkurtёr fare.

Bosi i madh i kombit vuan shumё kohёt e fundit.
U duk sikur u normalizua ca kohё sepse, teksa nuk e zinte gjumi nё shtratin martesor, vendosi qё gjumin ta bёnte vetёm nё kendin e tij special nё avionin qeveritar.
Ce do. Tani as atje nuk e ze mё gjumi.
Mendohet: Mirё qё kam gjithё kёto biznese pёr tё drejtuar por, nuk tё lenё rehat as kёta morracakёt ambjentalistё qё tё ngjiten si mizat e kalit!
-Si t’ja bёj, si tj’a bёj qё t’i heq qafe?-mendon me zё.
-Ti heq une o shef-hidhet njё prej trimave-Ti vetem hap gojёn.
-Qepe ore ti!-i hakerrehet kryetari-Edhe ajo mё duhet, t’i kthej nё heronj!!
Kryetari thёrret kёshilltaret dhe i ngarkon tё investigojnё cdo gjё rreth zevzekeve.
Keshilltarja kryesore sjell e para raportin.
Raporti ёshtё krejt pesimist.
-Ore, a marrin lekё kёta?-pyet shefi.
-Ky po, ky jo, ky tjetri merr por bёn sikur nuk do (domethёnё do mё shumё), kёta tё tjerёt nuk ja vlen t’i korruptosh se janё shumё dhe ndёrrohen sipas rasteve (ata pro PD ngrihen vetёm kundёr PS dhe anasjelltas).
-Po ky mo?-shtyp me inat kokёn nё foto tё njerit
-Jojojooo!!!-thotё kёshilltarja, mos u merr me atё se tё merr erzin! Gjithsesi, kam njё lajm tё mirё sepse, tё shoqen nuk e kishte shumё nё terezi kohet e fundit. Dukej e rraskapitur dhe mbase ze mend ky.
-Po pse o, kane gra kёta??!!-merohet kryetari-Kёta jetojnё nё TV!
-O shef, mos ja fut kot tani-thotё ajo- Kur u bёre ti me grua.....!!!
....................
Krejt i pakёnaqur me kёshilltarёt, shefi i madh bёn njё Skype call me dy ish kryetarёt e mёparshёm:
-O cuna, si tja bёj ketyre more?
-Mua mё pyet-pёrgjigjet ish shefi i mёparshёm-une hoqa picirin pёr 8 vite! E deshe qeverinё? Mbaji tani!
-Po mirё o vlla po pse i del ne krah? Po i hoqa qafe unё, do jesh edhe ti rehat kur tё bёjmё rokadёn.
-Hhaaa-skёrmitet ish-shefi-Unё e bёj kastile kёtё sepse, me spiunёt e mij nё rradhёt e tyre, ngatёrroj njerzit qё, nё vend tё merren me protesta, tё bёjnё sherr mes tyre se cila parti e ka organizuar ngjarjen e rradhёs.
Jo pёr gjё po, dihet qё jam mё i mencur se ti!
-Po ti tjetri pse nuk flet-I hakerrehet tё tretit shefi i momentit.
-Cme duhet mua! Sido qё tё venё punёt, unё bizneset i bёj dhe, nё qeveri do jem gjithmonё-Pёrgjigjet i treti.
.......................................
Edhe me kёta e ndrita!-vetqortohet shefi i madh teksa e zenё ca tё kruara (tipike tё alergjisё qё ngre krye sa herё qe flet me shefin tjetёr). Ne mendje i ka ngelur si halё peshku ajo shprehja e fundit.
-Me merr tё keqen ore trushkulur-flet me vete-do me shohesh sa tё zbres nga avioni.
....................................
Rreth tavolines tё punёs janё mbledhur tё gjithё kёshilltarёt, sekretaret e bukura, kryemilitantёt dhe trimat. Kryetari ve mbi tryezё hartёn e betejёs. Mbi tё ka kaq shumё flamurka sa, pjesmarrёsit cakёrrehen nga sytё.
Kryetari sqaron:
-E keni parasysh qё, sa herё nisnim njё biznes, ju thoja: Njё nga njё dhe, mundёsisht vetёm nё Korrik e Gusht kur njerzit janё me pushime apo kur plas ndonjё trazirё nё Kosovё? Harrojeni. Do hidhemi nё sulm frontal. Do i plasim tё gjitha minat njehёrёsh dhe do i corodisim fare!
Telefononi direkt tё gjithe ata legenat e huaj qё duan copa tё majme e qё, me vetёm ca miliona qё na japin, e hedhin aromёn nё karadak dhe jepini ultimatum qё tё tundin kuletat brenda javёs qё vjen!! Tё marre vesh mire ky palo vend dhe kёta morracakёt se kush jam unё!!
Do e vendosim dinamitin njёherёsh gjithandej: Valbonё, Vjosё, Himarё....Butrintin jo se e duan Grekёt...Tё hapen gropa nё cdo qytet qё te djegim plehrat (jo vetёm tё Italisё por edhe tё Amerikёs po u desh)...He mo ti tutkun! Cohu e vazhdo me tё tjerat se kam njё darkё nё Athinё dhe po me presin. Kur tё kthehem, i dua gati!
.......
Kryetari iken teksa gёlltit njё hape pёr gjumё.
Ehhh sa vuan i ngrati!!!
Nё zyrёn e tij, mbledhja vazhdon me orё sepse,........lista ёshtё aq e gjatё sa do duhen ditё pёr ta shqyrtuar tё gjithёn.
Gjithsesi, tё gjithё janё tё lumtur sepse, jo vetёm qё ndihen specialё qё shefi i begenis kaq shumё por, nё fund tё muajit do i kenё mbushur llogaritё plot dhe mund tё nisen rehat pёr t’u “specializuar” me vite nё vendin e tyre te preferuar bashkё me familjet.
Sa budallenj janё kёta ambjentalistёt dhe populli qё ka vendosur tё jetojё nё kёte palo vend! - tund kokёn e cuditur kryekёshilltarja!!
The END