“Kanoçja Tina, bidoni Bobo dhe Magjistarja e krafteve” -Treguar nga “Nika ne botën e çudirave”

Tina është një kanoçe shumë interesante. Po po, mos qesh, edhe një kanoçe mund të jetë interesante. Do donte shumë t’i tregonte vetë aventurat e saj por, në fund të fundit, një kanoçe nuk mund t’i bëjë të gjitha vetë ndaj më kërkoi të tregoja unë. Haha...dihet që unë me zor pres të tregoj
Tina do kish qenë si të gjitha të tjerat por, fati e deshi që t’i perkiste një dite krijimi tepër të vështirë për babain e saj Skam. Atë ditë, u prish forma e asaj makinës së tmerrshme që nxjerr një milion kanoçe pa emër në ditë dhe, si gjithmonë në këto raste(që ndodhin rrallë), zgjidhjen e gjeti Dori, ai puntori i papërfillur që të gjithe e quajne Kot.

Dori e di që këto raste janë flori. Skami nuk duron dot të rrijë një ditë pa ato letrat jeshile që quhen Leka ndaj, ashtu si kot, ka gjithmonë një zgjidhje “koti” për situatën. Edhe atë ditë ai hapi sirtarin e hekurishteve dhe nxorri që andej një kallup në formë luleje që e kish bërë disa ditë më parë.

Skami i urren lulet por, nuk kishte ç’të bënte dhe e përdori(vetëm atë ditë ama). Pikërisht atë dite lindi Tina.

Kanoçja më me fat në botë

Tina lindi në një ditë tepër të veçantë. Imagjino sikur mos ishte prishur ajo forma, e tmerrshme!! Dori ishte aq i gëzuar atë ditë! Vendosi formën, përgatiti atë lenden magjike që krijon kanoçet, e derdhi me kujdes në formë....

Aq i gezuar ishte sa këndonte gjithë kohës (zërin nuk e ka të bukur po, nejse...).

E derdhi lëndën në kallupin e bukur, e përfundoi kryeveprën e tij dhe, për ta bërë akoma më të veçantë, e ngjyrosi vetë me ngjyra krejt ndyshe nga kanoçet e tjera. Këtu e prishi fare punën për vete por, Tinën e krijoi ama
Babai i Tines, Skami është shumë i rreptë. Ai ju sul Dorit me një tufë kanoçesh bosh në duar dhe e trembi aq shumë sa ai vrapoi e u fut brenda një tubi të madh nga ata që përdoren për tubacionet e ujit dhe u bë i padukshëm.

Sigurisht që prodhimi nuk vazhdoi atë ditë. Vërtetë që Skami i dashuron Lekat por, urrejtja e tij për lulet është aq e madhe sa e kapërceu dashurinë. Ai beson që asnjë nuk i do lulet ndaj, të nxirrte në treg kanoçe të tjera si Tina, do ishte një gabim i madh. Fati tjetër i Tinës u lidh kështu pikërisht me dashurinë.

Hera e parë që dashuria e çuditshme për letrat jeshile e babait të saj vlejti për dicka. Ai nuk mund t’i lejonte vetes të hidhte diçka ne plehra pa fituar(qoftë kjo edhe një kanoçe).

Kështu, vërtetë nuk u krijuan një milion Tina atë ditë por ama, edheTinës ju gjet vendi: Ajo u mbush me atë lëngun gërryes që të fryn dhe u vendos në një shportë ekspozimi, sigurisht sa për të mbushur një qosh poshtë kanoçeve të tjera. Tina nuk u mërzit fare. Ajo gëzohet për çdo gjë që ndodh.

As nuk e kupton fare se përse njerzit mërziten aq shpesh....Pikërisht këtu filloi aventura e parë e kanoçes së vogël simpatike që do të përfundonte me njohjen e miqve të saj të jetes: bidonin Bobo, pincen sqep-përkulur Magi dhe....mamanë e saj adoptive Magjistaren e krafteve.

Një udhëtim “magjik”

E thashë që Tina është me shumë fat apo jo? Pikërisht të nesërmen e krijimit të saj, ndodhi një nga ato ngjarjet ku njerzit mblidhen me shumicë...panair quhet më duket.

Shporta e Tinës u mor nga vendi i pisët dhe gjithë lagështirë ku ishte, u vendos në një makinë të madhe me sedilje me lëkure ekologjike dhe me erë të mirë (ishte makina e babait Skam) dhe u nis për në panair.

Babai i vinte shume rendesi dukjes dhe ate dite ishte veshur me nje kostum gjithe shkelqim. Se çfarë u bë në panair Tina nuk e tregon dot hollësisht sepse, e futur në fund të shportës, nuk shihte dot asgjë por...dëgjonte ama
Atje mësoi shumë gjëra të vlefshme: Panairi bëhet në një ndërtesë shuuuumë të madhe dhe me drita te forta ku mblidhen shuuuuumë njerëz. Ka njerëz që bëjnë gjasme sikur shesin, të tjerë që bëjnë sikur blejnë, shuuuumë njerëz që përmendin gjithë kohës fjalën “lekë” dhe i japin mend njeri tjetrit se si duhet fituar, njerëz që bisedojnë me ore të tëra në kafenene e mbushur plot për politikën mënyrën se si duhet të ndërtohet Shqipëria...

Janë aq te ditur sa Tina habitet! Në kokën e saj prej kanoceje ajo e mendon këtë Shqipërinë si dicka aq të trishtuar, të pashpresë e të errët sa, për herë të parë, i vjen të qajë. Sa gjynah!!!

Fati buzëqesh përsëri

Në ditën e dytë, shporta është vendosur, ashtu si rastësisht, pranë një vendi me shumë tym dhe ere të frikshme mishi të djegur. Për çudinë e Tinës, aty mblidhen aaaq shumë vetë sa....gjithsesi, pikërisht kjo ndihmon që shporta të lehtësohet, kanoçet pa emër që e kanë shtypur Tinen ikin me shpejtesi dhe....

Më në fund kanoçja jonë simpatike arrin të shohë. Hip hip hip hurrraaahhhhh!! Më vonë gjatë ditës ajo arrin të shohë gjithë kohës sepse, aq shpejt vijnë dhe ikin kanoçet e shportës sa, asnjë nuk e vret më mendjen ta fshehë Tinën.

Koka e saj prej kanoçeje nis të mbushet pak nga pak me çudira. Ajo mëson psh se nuk ishte sic mendonte: Ajo nuk ishte fëmija me barkun më të fryrë në botë. I vetmi fëmijë që njihte ishte Dori dhe ai ishte i hollë e i i vockel si keci Ups që hynte herë pas here fshehurazi në fabrikë.

Për cudinë e Tinës, ata që afroheshin pranë shportës, direkt nga ai vendi me erë mishi të djegur , janë të gjithë të mëdhenj, me bark të fryre e sy të cuditshëm (këtu Tinës i vjen sërish të qajë, këtë herë për kecin Ups).

Asnje prej tyre nuk e merr Tinën. Të gjithë kapin kanoçet e mëdha pa emer e me të njëjtën ngjyrë. Ajo nuk mërzitet, përkundrazi. Kështu do ketë më shumë kohë të shohë dhe mësojë përpara se të përfundojë ne kazanët e pisët të plehrave që ajo sheh cdo ditë prapa fabrikës ....por, me sa duket, kjo nuk do të zgjasë shumë.
Pranë shportës afrohet një burrë.

Për cudinë e saj, Skami shqetësohet dukshëm dhe nxiton të ngrihet nga kafja. Nis të buzëqeshë e të flasë me tepricë dhe nxiton të mbushë një qese plot me gjëra , sigurisht nga ato që nuk i merr njeri.

Nën dhëmbë i skërmitet Dorit. Nxito ore se ky, po t’u qep, të bombardon me pyetje dhe vec kur të shkruajë ndonjë artikull nga ato që të nxijnë jetën!

Burri i hollë me syze optike dhe që shikon me vemendje cdo gjë, nuk do që të marrë gjërat e dhëna nga Skami por, me sa duket dicka i shkon në mendje dhe nis t’i nxjerrë një nga një nga qesja, t’i shikojë me vëmendje duke lexuar etiketat dhe, i fut sërish në një cantë prej lecke që e nxjerr nga xhepi. Skami qetësohet disi megjithëse nuk duket i sigurt.

Ketu mbaron aventura e panairit dhe Tina nuk e ka fare idene se cfare e pret. Megjithatë, duke qenë natyrë pozitive, e panjohura nuk i duket aq e frikshme. Eshtë kurioze dhe e sigurt që do mësojë shumë ende.
Shtëpia
.....................
To be continued ))