Gjuhe gjati, Gjuhe shkurteri, Gjuhengjituri dhe... UNE
Ata jane tre dhe pijne kafe ne te njejten kafene te lagjes.
Gjuhe gjati eshte nje “goxha” zotni qe, pasi ka bere burg, edhe nja tre biznese...tani e kalon kohen ne kafenene e lagjes duke dhene mend.
Here eshte aty me shoket, here me gruan (vajzen jo sepse e ka mbyllur ne shtepi deri diten qe do e martoje!
Gjuhe gjati ka shume “Miq” pra, pershendet majtas dhe djathtas pa pushim teksa gjerb ne delirin e tij kafen e dhjete.
I vetmi problem qe ka eshte qe, teksa “miqte” kthejne krahet, leshon ndonje batute “te kripur” per ta.
Ndodh qe miqte edhe e degjojne dhe nuk e pershendesin me.
Ndodh qe miqte edhe e degjojne dhe nuk e pershendesin me.
Gjuhe shkurtri eshte ai qe vetem degjon dhe pak shprehet (edhe kete e ben per hir te biznesit-kafenese ne kete rast).
Ai nuk eshte se ka nje mendim personal.
Ai ka nje mendim teper te sakte per biznesin e tij te vogel dhe i bindet verberisht (edhe biznesit, edhe gjuhegjatit).
AI vetem tund koken dhe mban qendrime te ndryshme sipas situates (kush me jep me shume ka mendimin me te ndritur!)
Ai nuk eshte se ka nje mendim personal.
Ai ka nje mendim teper te sakte per biznesin e tij te vogel dhe i bindet verberisht (edhe biznesit, edhe gjuhegjatit).
AI vetem tund koken dhe mban qendrime te ndryshme sipas situates (kush me jep me shume ka mendimin me te ndritur!)
Gjuhengjituri eshte ai neutrali: Nuk shoh, nuk degjoj, nuk flas...Ky eshte me i mencuri ne fakt.
Degjon shume, “nuk mban mend asgje” dhe...sigurisht qe nuk komenton. Gjuhengjituri ne fakt ka nje memorje fantastike dhe degjim te mprehte (kompensim i shqisave). Do shkruante pese volume me ato qe ka degjuar por, nuk e ben se eshte “i mencur”....c’me duhet mua!!!
Gjuhegjati, gjuheshkurtri dhe gjuhengjituri banojne ne nje lagje (ne lagjen time) dhe vezgojne papushim te gjithe personazhet pa gjuhe por, me pune konkrete qe kalojne nen kembet e tyre.
Jane te tre shume te mencur por, nuk di a bejne ndonje pune tjeter, teksa ne qe jemi pa gjuhe kalojme aty pari dhe thyejme kembet per mbijetese....