Ditelindjet e munguara
Oh babi im i bukur e i rrepte!!
Dje ishte nje datelindje e shenjte e nje njeriu qe e dua me shume se veten por...nuk isha atje
Sa shume ditelindje te munguara kemi keto kohe...sa shume gezime te munguara!!
Me mungon shume dhe per shume arsye por, mbi te gjitha sepse: Ti na mblidhje me detyrim percaktim ne te gjitha eventet.
Tani qe nuk je, jemi shperndare si zogjte e korbit!
Mami eshte dashuria por, ti ishe disiplina dhe dashuria bashke.
Teksa mami, dashuria me e madhe dhe menaxherja me e mire ne bote na vinte rrotull, drejtonte, urdheronte (duke bere te rrepten) me ate zerin e ngrohte e duart e bukura, TI na urdheroje te vinim (sepse mami kishte pergatitur cdo gje).....
Kur vinim, mami bente gjasme si autoritare dhe ankohej qe gjerat nuk ishin akoma ne rregull por, zeri i saj i ngrohte na detyronta pa fjale te vinim perpareset dhe te rrotulloheshim neper kuzhine.
Ti ishe gjithmone me vonese (sepse, ndryshe nga ne, kujdeseshe edhe per ATA ne “qytetin e qete”)....Mami nxehej sepse, teksa na kishe ftuar, TI ende nuk ishe ne shtepi).
Gjithsesi, kur vije, na puthje duart, ballin (tre here) dhe na perkedhelje me fjale te emba e perqafime te ngrohta!
Ohhh...bushi im i bukur!! Pse e le mamin/Ne kaq shpejt??!!
Kam kaq mall sot!
p.s.Neser do kem per te bukuren time qe nuk po e shoh dot sepse...JAM SHUME E ZENE ME PUNE. Turp mua!!!!