Dialog me veten

-A i degjon gjinkallat?
-Gjinkallat??!! Po, e cfare pastaj??!!
-Si e cfare pastaj, ne mes te Tiranes, pak metra larg sheshit Willson...Te duket normale?!
-Sigurisht!
-Degjo...une kuptoj qe e ke humbur mprehtesine e te vezhguarit por...Ja te te pyes dicka: Sa kohe ke qe nuk ke pare xixellonja psh? Hic mos fol, ke te pakten 20 vite. Dikur xixellonjat te dukeshin normale...


.....

-Kam frike per bletet
Ti e di cfare thuhet per kohen kur nuk do i shohim me ato insektet e “bezdiseshme” qe thumbojne
-Po, kam lexuar qe eshte nje nga shenjat e fundit te botes.
-Pikerisht. Po i shoh me rralle se me pare megjithese kam lule pa fund ne ballkone...

............

-Hej...me duket se edhe une po i degjoj gjinkallat
Te mendosh se sa te bezdisura na dukeshin dikur. Gati gati me pelqen kenga e tyre monotone. Sa mijvjecare e kane kenduar valle?? Jane te paret banore te tokes thuhet(insektet)

-Po
-Naten!
-Naten!
-Paqe?
-Paqe