Dedikuar

I paqtë agimi...
Mbi shtratin e ngrohtë derdhet butë mëngjesi
Si një kapucino erëmirë.
Ti mos u zgjo vogëlushe e lashtë
Sytë leri mbyllur e ënderro akoma
Atë kapelen e bardhë që nuk e vure dot kurrë
Belin e hollë lakuar
ku një krah mbështetet ngrohtë
Mos u zgjo akoma
Nëse dashuria ka zgjedhur të të vijë në ëndrra
Lere të trokasë
Fli...