10 menyra se si te humbasesh miqte, shoket madje edhe te afermit:

Situta e pare: Te kane ardhur ne maje te hundes dhe, me shume te bezdisin se te kenaqin (pra do t’i heqesh qafe).
Situata e dyte: Po i humbet nje nga nje dhe nuk kupton pse.
Ja 10 menyra se si mund t’i humbasesh pjesen me te madhe te tyre ne kohe rekord:
1-Sulmo me te gjitha menyrat (statuse, biseda, foto) PD-ne. 40 % i humbe ne vend!
2-Sulmo si dhe sa te mundesh PS-ne
3-Sulmo LSI-ne po ta mbajti!
4-Fol hapur per tema te ndaluara - tabu (me fjale te ndaluara nga ato qe i themi me vete gjithe diten por, shtrengojme dhembet dhe nuk i shprehim ne publik).
5-Merr borxh (mjere miku).
6-Jep borxh (jo vetem qe nuk e merr kurre por, pervec parave ke humbur edhe mikun).
7-Telefonoi, shkruaji sms ose e-maile kur eshte ne pushtet.
8-Beji nje nder te madh: Gjithe jeten do te te shmanget sepse do duhet te ta laje.
9-Kerkoji nje nder: Menyra me efikase per ta hequr qafe.
10-Lavderoi gruan (nese je burre) apo burrin (nese je grua).
Ka edhe te tjera por, keto 10 funksionojne perfekt (mjaftojne)!
p.s. ....Pra...nese keni inflacion miqsh kohet e fundit dhe nuk ja keni ngene sepse jeni shume te zene, perdorni menyrat e mesiperme dhe do mbeteni te kenaqur